E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbërthehet Ermal Kurtulaj, si zbuloi SPAK tenderat fiktiv në agjencinë SASPAK?

Korrieri nga Korrieri
09.07.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Zbërthehet Ermal Kurtulaj, si zbuloi SPAK tenderat fiktiv në agjencinë SASPAK?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Korrieri zbardh të plotë dëshminë e Ermal Kurtulaj, njeriut të besuar të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa zbardh mekanizmin sesi SPAK zbuloi se tenderat e agjencisë SASPAK ishin tërësisht fiktivë.
Të dy ndodhen në paraburgim nën dyshimet për akuza të rënda, si korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim e shkelje të barazisë në tendera në lidhje me abuzimet me fondet e BE-së gjatë kohës që Beqaj drejtonte agjencinë SASPAK.

“I njoh prej shumë vitesh, nuk më kujtohen saktësisht sa. Kemi punuar bashkë me Ilir Beqajn dhe kam bërë edhe fushatë për të, kur është angazhuar politikisht si kandidat për deputet. Marrëdhënia ime me Ilir Beqaj është mëse e ligjshme dhe normale, shoqërore dhe pune. Adriana Beqajn e njoh se është bashkëshortja e Ilir Beqajt. Ky raport shoqëror shkon deri aty sa më është dukur e natyrshme t’i lë në përdorim një nga makinat e mia personale, Tuareg me targa AA020DE. Kjo për më tepër që në periudhën e fushatës elektrorale i duhej Fuoristradë për në zonën e veriut që ai mbulonte dhe njëkohësisht ai vetë nuk i jep mjetit, prandaj makinën e tij e ka përdorur shoferi i tij, Arben Dani. Ndërkohë nuk më është dukur e logjiksme që ta privoj të përdorë mjetin tim përveç ndonjë rasti që më është dashur ta përdor vetë” – thekson Ermal Kurtulaj në dëshmi.

Por kur është pyetur për çështje të tjera, ai ka deklaruar se do të përgjigjet vetëm pasi të konsultohej me avokatin e tij dhe të njihet me dokumentacionin.

SPAK e cilëson Ermal Kurtulaj si njeriun e besuar të Ilir Beqajt dhe që vepronte për llogari të ish-ministrit të Shëndetësisë.

Beqaj dyshohet se veproi në cilësinë e urdhëruesit për zhvillimin e tenderave fiktivë gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK dhe për këtë bashkëpunonte me Ermal Kurtulajn.

Të dy u tradhtuan nga shënimet që u zbuluan brenda një dosje me ngjyrë jeshile që u sekuestrua në zyrën e Ermal Kurtulaj gjatë kontrollit në muajin dhjetor 2023 si kqyrja e kompjuterit të punës.

Në këtë dosjen me ngjyrë jeshile janë zbuluar të gjithë shënimet e mbajtura prej tij se si duhet të pasqyrohen me numrat protokolli shkresat, me printime të ekstrakteve për personat juridikë e fizikë që janë përfshirë në tender, për ftesat e dërguara operatorëve të ndryshëm, si dhe urdhrave të drejtorit të SASPAK-ut me korigjime.

Sa iu përket shënimeve janë gjetur urdhra për ngritjen e komisionit të vlerësimit për rekrutimin e një subjekti që do të organizojë konferencën “E ardhmja e turizmit të qendrueshëm” të paplotësuar në numra protokolli dhe të nënshkruara si dhe bashkëngjitur ndodhen ekstrakte të QKB për shoqërinë “Landwayes Internacional”. Shoqëria “Landways International” sh.p.k me ortak dhe administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia, i cili u ndalua në Rinas të hënën teksa kthehej nga jashtë vendit, dhe Drejtor Ekzekutiv personi nën hetim, Alfred Nikolla, që akualisht është në arrest shtëpie, është kontraktuar dy herë për eventin “Festa”. Njëherë nga agjencia SAPSAK dhe njëherë nga Ministria e Turizmit që drejtohet nga Mirela Kumbaro.

Skandali qëndron në faktin se procedurat e tenderimit janë zhvilluar pas eventit “Festa” në muajin prill 2023.

Ajo çka ka ndodhur vërtetë, është se dokumentat janë hartuar më vonë dhe procedura e tenderimit nuk është kryer fare, por është plotësuar më vonë, si e tillë për efekt dokumentimi.

Dhe kjo provohet edhe nga kqyrja e kompjuterit të personit nën hetim, Ermal Kurtulaj, ku janë zbuluar dokumenta që lidhen me shërbimet e prokuruara për eventin “Festa”, për të katër tenderat ku dokumentat mbajnë edhe datat e krijimit të tyre dhe datojnë në muajt maj 2023 dhe korrik-gusht 2023. Të dhënat e gjetura në kompjuter përputhen, sipas SPAK, me përgjimet e kryera por edhe me shënimet e gjetura në dosjen jeshile të zbuluar në zyrën e Ermal Kurtulaj.

Ermal Kurtulaj ndërkohë kërkonte nga biznesi lëshimin e faturave fiktive me qëllim që të fshihej lidhja mes Ilir Beqajt dhe restorant “Gzonës”. Beqaj dyshohet të jetë pronari faktit i këtij restoranti.

Para

Investimi i Kushner në Sazan, Rama: Kemi nevojë për super luks

Pas

MOS u GËNJENI: Pagesa për rrugën Thumanë-Kashar nuk do jetë 2.1 por 2.52 EURO! 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.