E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Polici i kufirit u arrestua, doli i pafajshëm por tani nuk e rikthejnë në punë

Korrieri nga Korrieri
29.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Polici i kufirit u arrestua, doli i pafajshëm por tani nuk e rikthejnë në punë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

aili u arrestua, u gjykua dhe u shpall i pafajshëm. Në të njëjtën kohë që ishte prerë masë ndaj tij, ai përjashtohet nga detyra.

Në podkast “Fol me Anila Hoxhën” ai tregon historinë e tij për vështirësitë për t’u kthyer në punë dhe vështirësitë për të mbajtur familjen.

Anila Hoxha: Në studio gjendemi me z. Behar Ismaili, i cili është diplomuar në Akademinë e Policisë dhe ka shërbyer në polici për gati 5 vite. Më tej, ai nga një person i cili arrestonte personat të dyshuar për vepra të ndryshme  penale  për shkak se ishte i angazhuar si agjent i krimeve në Komisariatin e Rinasit përfundoi në një person të arrestuar nga kolegët e tij. Gjithë pasojat që vazhdon ti kalojë do të na i shpjegojë tani. Përshëndetje z. Ismaili.

Behar Ismaili: Përshëndetje Anila. Të falënderoj për ftesën.

Anila Hoxha: Kur nisi hetimi ndaj jush?

Behar Ismaili: Hetimi ndaj nesh ka nisur normal pa dijeninë tonë. Ka nisur për një ngjarje në 26 dhjetor të 2019, ka qenë në prag të Vitit të Ri. Isha në  punë, bashkë me kolegun tim i cili tani është rikthyer në punë, quhet Besian Mustafa. Na është bërë një telefonatë nga eprori jonë “që do vij një person në hyrje dhe dyshohet për dokumente false”. Porosia ishte e rëndësisë së veçantë. Kemi pritur personin në hyrje. Kemi printuar fillimisht fishën e TIMS-it sepse personin nuk e njihnim. Në momentin që kam pritur personin në aeroportin e Rinasit, në pikën e hyrjes është parë vizualisht nga unë dhe oficeri i krimeve dhe është ndaluar.

Anila Hoxha: Ju ishit me dokument identifikues “oficerë policie” apo po kryenit një operacion si “agjentë krimesh” të paidentifikuar ?

Behar Ismaili: Ishim të paidentifikuar. Ishim civilë. Në momentin që e kemi ndaluar jemi prezantuar dhe kemi kaluar në vijën e dytë të doganës e cila ishte pajisur me kamera. Është kontrolluar personi në fjalë, i  është kontrolluar bagazhi dhe është kontrolluar fizikisht dhe nuk i kemi konstatuar asgjë të jashtëligjshme.

Anila Hoxha: Ai largohej jashtë Shqipërisë?

Behar Ismaili: Jo, po kthehej në Shqipëri. Ishte në pikën e hyrjes. I kemi hapur portofolin dhe në portofol duke qenë se ishte portofol i ri zakonisht janë disa sende plastike që blihen bashkë me portofolin apo qëllojnë në portofol edhe këto i kemi çuar pranë laboratorit. Dhe ia kemi  nisur edhe eprorit tonë me foto. Na është kthyer përgjigje që “nuk përbën interes për ne, këto që na keni nisur ne, me foto”. Pas asaj kemi folur prapë me eprorin tonë dhe na është dhënë urdhri “që të vazhdojë lirshëm sepse përderisa sa nuk ka dokumente false me vete nuk kemi se çfarë operojmë më shumë”.

Anila Hoxha: Në telefon apo në radio të policisë?

Behar Ismaili: Në telefon. Kjo ngjarje ka ndodhur në 26 dhjetor 2019. Ne jemi proceduar në 16 maj 2020.

Anila Hoxha: Kanë  kaluar disa  muaj nga ngjarja deri në procedim? Pra ju u hetuat për këtë individ?

Behar Ismaili: Për këtë individ.

Anila Hoxha: Dhe me akuzën?

Behar Ismaili: Shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Anila Hoxha: Çfarë kishit bërë? Për çfarë dyshoheshit?

Behar Ismaili: Supozohet që ne i kemi gjetur dokumente false personit në fjalë dhe nuk i kemi raportuar.

Anila Hoxha: Cila është prova kundër jush?

Behar Ismaili: Prova ishte një telefonatë që kishte bërë. Sapo kishte dalë nga zyra jonë dhe merr dikë që nga biseda që del se është femër dhe thotë “zemër më gjetën kartën, dhe më lanë. Por, nuk e di pse më lanë”. Gjatë hetimeve ka dalë se ai kurrë s’ka patur dokumente false me vete, madje del që këto dokumente ia kishin bllokuar në Portugali.

Anila Hoxha: Ky ishte një person i kërkuar? Pse dyshohej se udhëtonte me dokumente false?

Behar Ismaili: Ky ishte pjesë e një procedimi dhe dyshohej se ishte person që ndihmonte njerëz të tjerë që të iknin drejt vendeve si Anglia,  në rastin konkret.

Anila Hoxha: Në total sa persona ishin?

Behar Ismaili: Në mos gaboj 24-25.

Anila Hoxha: Momenti i arrestimit. Ju ishit në detyrë ? Ku gjendeshit?

Behar Ismaili: Isha në shtëpi. Më morën në telefon dhe u paraqita vetë. Më thanë që iu është komunikuar një masë për ju “arrest në shtëpi”.

Anila Hoxha: Iu erdhi si diçka e papritur kur kërkuat të mësonit pse?

Behar Ismaili: Normal kërkuam prova, se  kërkuam fakte por …

Anila Hoxha: Si ishte ai moment?

Behar Ismaili: Normal që ishte zhgënjyese. Unë e dija që çfarëdo lloj akuze që mund të më bënin e dija që isha shumë i pastër në këtë pjesë. Se detyra jonë…asnjë punonjës policie kur merr një urdhër nga eprori dhe kur është e një rëndësie të veçantë nuk ka mundësi të luajë me urdhrin e eprorit. Sepse dihet se aty është diçka jashtë normales. Është si të thuash një punë e një rëndësie të veçantë.

Anila Hoxha: Sa kohë zgjati procesi gjyqësor?

Behar Ismaili: Procesi gjyqësor ka  zgjatur deri vjet në pranverë. Deri në 2023.

Anila Hoxha: U gjykuat nga Gjykata e Posaçme apo çfarë ndodhi? Duke qenë se aktet ishin të regjistruara nga ish-Krimet e Rënda dhe për rrjedhim dhe duhet t’i pasoheshin më pas Gjykatës së Posaçme.

Behar Ismaili: Ne u morëm të pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pastaj gjykata shpalli  moskompetencën. Sepse nuk mund të gjykonte shpërdorimin e detyrës dhe kemi kaluar në Gjykatën e Tiranës.

Anila Hoxha: Çfarë ndodhi në gjykim? U tërhoq prokuroria apo…?

Behar Ismaili: Prokuroria kërkoi pafajësi dhe gjykata na dha pafajësi.

Anila Hoxha: Po për personat e tjerë ?

Behar Ismaili: Për personat e tjerë, nuk e di se ato vazhduan gjykimin tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

Anila Hoxha: Morët pafajësi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit?

Behar Ismaili: Për anën penale. Ndërsa në administrative…

Anila Hoxha: Ju ndërkohë u pezulluat? U shkarkuat? Çfarë ndodhi?

Behar Ismaili: Në anën administrative ne jemi proceduar në maj dhe në gusht kemi qenë të përjashtuar të dy nga Policia e Shtetit.

Anila Hoxha: Më tej ju hapët një proces? Mbasi prokuroria kërkoi pafajësi, gjykata e aprovoi në formë të prerë?

Behar Ismaili: Procesin administativ e hapëm që në momentin që ne u përjashtuam nga Policia e Shtetit për një periudhë në mos gaboj 5-6 muaj, Gjykata e Shkallës së Parë Administrativ e hodhi poshtë urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm,pa mbaruar hetimi penal.

Anila Hoxha: Aktualisht cili është vendimi i formës së prerë dhe i administratives dhe i gjykatës penale?

Behar Ismaili: Në Gjykatë Administrative, vendimi i formës së prerë nuk është marrë, se është në Gjykatën Administrative të Apelit, kurse në shkallë të parë e kemi fituar. Tani normal Avokatura e Shtetit e ka apeluar.

Anila Hoxha: A jeni kthyer në polici z. Ismaili?

Behar Ismaili: Jo, nuk jam kthyer në polici ka një hapësirë ligjore për t’u kthyer në polici.Kam bërë një kërkesë pranë Drejtorisë së Kufirit,  Tiranë. Kërkesa me sa di unë është përcjellë lart por ka 4 muaj që ska marrë përgjigje.

Anila Hoxha: Cilat janë pasojat e këtij hetimi, gjithashtu të shpalljes të masës, njoftimit të mënyrës së saj , gjykimit tuaj , pritjes , largimit nga policia? Cilat ishin pasojat direkte në jetën tuaj?

Behar Ismaili: Pasojat?!Pasojat janë normale, pasojat janë të pashmangshme sepse ne jemi familjarë, jemi në moshën më të mirë. Supozohet që do krijojmë jetën, do vazhdojmë jetën, do ushqejmë familjen. Kemi investuar për atë vend pune. Kemi mbaruar një shkollim dhe pasojat janë si individ por janë edhe në raport me familjen.

Anila Hoxha: Pse u arrestuat  ju sipas jush?

Behar Ismaili: Unë besoj se është një hetim i cunguar dhe hetim i paragjykuar.

Anila Hoxha: Për çfarë arsyesh?

Behar Ismaili: Arsyet janë nisur nga përgjimi dhe janë marrë fakt. Ajo ka qenë thjesht një indicie dhe e kanë bërë fakt.

Anila Hoxha: Vetëm kaq?

Behar Ismaili: Vetëm kaq.

Para

Kapen dy ton kokainë në portin e Hamburgut, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Pas

Mbërrin “flluska” e ndërtimeve, ndalon rritja e çmimeve, por ka leje me SHUMICË

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.