E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mund të ishte viktima e tretë e kredive të këqija! E moshuara nga Durrësi tenton t’i japë fund jetës me benzinë: Më bëjnë presion!

Korrieri nga Korrieri
23.10.2024
në Aktualitet
A A
Mund të ishte viktima e tretë e kredive të këqija! E moshuara nga Durrësi tenton t’i japë fund jetës me benzinë: Më bëjnë presion!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mesditën e sotme, viktimat e kredive të këqija mund të kishin shkuar në 3 persona. Një grua, 58 vjeç, i ka vendosur flakën vetes me benzinë. Për fatin e saj të mirë, në sheshin “Liria” në Durrës kishte disa kalimtarë të rastit që ndërhynë menjëherë dhe shuan flakët, duke i shpëtuar kështu jetën. Por megjithatë, 58-vjeçarja nuk shpëtoi pa pasur disa plagë djegieje në këmbë.

“Ditën e sotme, në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit,“-bëri me dije Policia lidhur me ngjarjen. E ulur në një nga stolat e sheshit, ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, gruaja tentoi të shpjegonte se kishte vendosur që t’i jepte fund jetës për shkak se kishte probleme ekonomike dhe se fëmijët e kishin braktisur. Derisa në vendngjarje erdhi ambulanca dhe e shoqëroi për në spitalin e Durrësit, atje ku edhe po merr mjekimin e nevojshëm. 

MOMENTI ME VIDEO-KUJDES PAMJE TË RËNDA:

Nga reanimacioni, ajo tregoi arsyen e vërtetë se përse kishte tentuar që t’i jepte fund jetës. Sipas saj, pak kohë më parë kishte marrë një kredi në një nga intitucionet financiare dhe tani po përballej me presionin për të paguar. Madje, sipas saj, kishte pasur edhe kërcënime se do të dërgohej në gjyq dhe do t’i mbanin paratë e pensionit për të larë borxhin që kishte marrë. Sipas së moshuarës, kredinë u detyrua ta merrte për të blerë ilaçet që kushtonin, pasi nga pensioni merr vetëm 90 mijë lekë të vjetra që nuk i dalin për asgjë. Edhe pse kishte kërkuar shumë herë ndihmë, të gjithë e kishin lënë në baltë, duke e detyruar që të ndërmerrte aktin e rëndë. 

“Kam kërkuar ndihmë kudo, më bëjnë presion për një kredi, ka 6-7 muaj. Kam qenë e rregullt me pagesën muaj për muaj. Nuk kisha mundësi më, djali e kishte pagën e ulët. Më morën nga mikrokredia që ta paguaja, ose paguaje ose do të çojmë në gjykatë dhe të heqim pensionin. Po më detyroni të bëj një veprim që s’dua ta bëj, u thashë. Shkova një javë rresht te banka. Më mori një djalë i thashë s’kam mundësi ta paguaj, s’më intereson më tha. Kisha për të paguar 200 mijë lekë, për ilaçe e bukë më duheshin se bënin 250 mijë lekë ilaçet. Ndaj dogja veten, më thanë që më kanë çuar në gjykatë. 1 milion pata marrë. Këtu bashkia s’na jep asgjë, pse na përçmojnë ne? 90 mijë lekë pension, nuk na del, jam me qira. I kam 600 mijë lekë edhe pronarit. Jetoj vetëm me djalin. Punon djali, me 450 mijë lekë. Kam borxhe të tjera, qira, kredi. Edhe 2020, te bashkia s’më japin asnjë lloj drejtimi, ndaj mora kredi. S’kam bukë, s’kam ushqim, të më ndihmojnë me kredinë, për qiranë,”-tregoi ajo nga shtrati i spitalit. 

Para

“U zbulua nga celulari i bosit të klanit Farruku”, Lala: Jurgis Çyrbja informonte grupin më të rrezikshëm kriminal në Durrës 

Pas

DOSJA E SPAK/ 12 mijë euro rroba në San Marino, si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku: Se mos na hap probleme? 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.