E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola’ në Shqipëri?

Korrieri nga Korrieri
22.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola’ në Shqipëri?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

‘Coca-Cola’ është një nga pijet joalkoolike më të preferuara në botë dhe që nga viti 1994, ajo është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë ne vendin tonë. Në këto tre dekada, kjo kompani multinacionale është rritur dukë u bërë lider i padiskutueshëm në stilin e jetës shqiptare dhe gjithashtu një kontribuese e rëndësishme në rritjen ekonomike të vendit. Si rrjedhojë ka qenë edhe kryefjalë e spoteve të rëndësishme publicitare në mediat kryesore, të cilat kanë përçuar te publiku sukseset e saj, si disa muaj më parë përshembull, ku ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ festoi 30-vjetorin. Por përveç festimeve të 30 vjetorit, viti 2024 nuk rezultoi aq rozë për kompaninë, sepse një raport i KLSH-së, në bazë të auditimit të kryer kompani skandalin e një sërë parregullsive.

Raporti ka treguar në mënyrë të detajuar se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara për vitin 2020 mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit, pasi ai është nënshkruar vetëm nga inspektorët e AKU-së, duke nxjerrë jashtë loje ato të Mjedisit dhe të Tatimeve, të cilët, sipas ligjit duhet të firmosnin proçesverbalin. Shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH është edhe mungesa e fotove të vendit, ku janë asgjësuar produktet dhe fletëdalja e produkteve të skaduara nga magazina. Elementë tepër të rëndësishëm, mungesa e të cilëve vë në diskutim faktin nëse janë asgjesuar vërtet këto pije të skaduara dhe nëse jo, ku kanë përfunduar?

Mbase për këtë rast nuk do të marrim asnjëherë përgjigje, por ajo që do t’ju shpjegojmë tani është mënyra se si duhet t’i menaxhonte dhe asgjesonte mbetjet e saj kjo kompani. Bazuar në lejen mjedisore të vitit 2015 të kompanisë ‘Coca-Cola’, ky subjekt gjeneron një sërë mbetjesh, duke nisur nga ambalazhet letër, karton, plastikë, e deri te llumrat që dalin nga impianti i trajtimit të ujërave, që kategorizohen me këto kode, e që duhet të asgjesohen jashtë vendndodhjes nga operatorë të licensuar. Por, këtu bëhet fjalë vetëm për kodet që ‘Coca-Cola’ deklaron se gjeneron sipas lejes mjedisore, të cilat ju a treguam më sipër, por në realitet kompania nuk gjeneron vetëm mbetjet e sipërcituara.

Më datë 15 maj të vitit 2024 ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ ka kërkuar të asgjesojë dy lloje mbetjesh: karbon aktiv që mban kodin 19 09 04 dhe llumra me kodin 19 02 06, mbetje që nuk pasqyrohen në asnjë faqe të lejes, edhe pse kompania përshkruan në kërkesë se i gjeneron në sasitë: 3 ton karbon një herë në dy vite dhe 24 ton llumra dy herë në muaj.

Mirë që i gjeneron pa leje, në shkelje të rëndë të ligjit, po pyetja më e rëndësishme: ku përfundojnë këto mbetje?

Në një përgjigje të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mësojmë se asgjesimin e këtyre dy kodeve në Shqipëri e bëjnë vetëm këto subjekte: Alb Tech Plast, Brema, KAKS Shpk, Tirana Bussiness dhe Vlora Alumin, të cilat pas interesimit tonë, shprehen kategorikë se nuk kanë asnjë marrëdhënie kontraktuale asgjesimi mbetjesh me ‘Coca-Cola’-n. Gjithashtu Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga ky subjekt për eksport të mbetjeve gjatë periudhës 2022-2024.

Asnjë gjurmë për asgjësimin, ndërkohë që ‘Coca-Cola Bottling Shqipëria’ vazhdon të gjenerojë mbetje që as nuk i ka në leje dhe as nuk dihet se ku përfundojnë./ Piranjat

Para

SPAK arrestoi Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit, si u ekzekutua në Kiras duke pirë kafe

Pas

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.