E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pallati në sekuestro, klientët e Braka Construction e Amarildo Braka , sorollaten rrugëve pa asnjë zgjidhje

Korrieri nga Korrieri
15.03.2025
në Aktualitet
A A
Pallati në sekuestro, klientët e Braka Construction e Amarildo Braka , sorollaten rrugëve pa asnjë zgjidhje
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pallati në sekuestro, klientët e Braka Construction e Amarildo Braka , sorollaten rrugëve pa asnjë zgjidhje

Prej pesë vitesh, një zonjë sorollatet në dyert e gjykatave, për të marrë në dorëzim apartamentin e saj, i cili gjendet në një pallat në zonën e Plazhit të Durrësit, i vendosur nën sekuestro për shkak se kompania “Braka Construction” akuzohet se ka ndërtuar pa leje.

Zonja ka porositur një banesë në pallatin në Durrës në vitin 2018. Por, në mars të atij viti, gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e prokurorisë për të vendosur nën sekuestro godinën, nën dyshimet se ishte ndërtuar pa leje dhe ishin falsifikuar formularët e legalizimit.

Pak ditë më parë, Gjykata e Durrësit rrëzoi sërish kërkesën e qytetares, e cila, në mënyrë tërësisht të padrejtë, po vuan problemet penale të ndërtuesit Amarildo Braka.

Sekuestrimi i pallatit

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Durrësit në vitin 2018, ka rezultuar se godina e Shoqërisë “Braka Construksion” sh.p.k., që ndodhet në Lagjen Nr. 13, Plazh-Durrës nga këqyrja e bërë prej Policisë Gjyqësore Durrës ka rezultuar se është 9 kate mbi tokë e 1 kat nën tokë.

Ai nuk ka të suvatuar vetëm 2 katet e fundit që janë ndërtuar me tulla, ndërsa në tokë janë konstatuar materiale ndërtimi si gëlqere, rërë, çimento, fuçi me ujë e të montuara skela metalike e mbajtëse dërrasash.

Rezulton se për ndërtimin e objektit, pallatit të mësipërm me Vendimin Nr. 3, datë 09.07.2010 të K.R.R.T.-Durrës është miratuar Leja e Ndërtimit për objektin: Godinë banimi dhe shërbimi 7-10 kat + 1 kat nën tokë, kati përdhe shërbim.

Me ndërtimin me objektit është marrë Shoqëria “Blembo Construksion” sh.p.k. me administrator Arben Binjaku, që nuk e ka tërhequr lejen e ndërtimit për shkak të paaftësisë për të bërë likuidimet përkatëse dhe punimet në objektin e mësipërm kanë vazhduar.

Më datë 16.01.2017, është përpiluar Kontrata për Kalim të së Drejtës së Investimit për objektin e mësipërm të papërfunduar midis Shoqërisë “Blembo Group” sh.p.k. e Shoqërisë “Braka Construksion” sh.p.k. me administrator Amarild Braka dhe të drejtat mbi objektin në ndërtim i kanë kaluar personit nën hetim Amarild Braka.

Pallati në sekuestro, klientët e Braka Construction e Amarildo Braka , sorollaten rrugëve pa asnjë zgjidhje

Diçitura: Pjesë nga vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pallatit të “Braka Construction” (Mars 2018)

Në janar të vitit 2017, ai ka kërkuar pajisjen me leje ndërtimi në Bashkinë Durrës dhe nga ana e Bashkisë Durrës ka marrë përgjigje se Leja e Ndërtimit Nr. 3, datë 09.07.2010, nuk ishte zbardhur ndonjëherë dhe kishte kaluar afati i vlefshmërisë së saj.

Personi nën hetim Amarild Braka ka vazhduar punimet në 2 katet e fundit të godinës në mënyrë të paligjshme e pa leje ndërtimi.

Prokuroria, gjatë hetimit, ka bërë sekuestrimin e materialeve që ndodhen në dosjen e legalizimit të objektit në emër të Shoqërisë “Braka Construksion” sh.p.k. dhe ka rezultuar se deklaratën për përfshirje në procedurat e legalizimit të ndërtimit me Nr. 6254, datë 30.09.2015 është lëshuar dhe nënshkruar nga personi nën hetim Amarild Braka, ndërsa Gen-Plani i objektit është nënshkruar nga një specialist dhe ish-drejtori i zyrës së ALUIZNI-t Durrës.

Po kështu planimetria për çdo kat të objektit është për 10 kate mbi tokë e 1 kat nën tokë të paraqitura nga personi nën hetim Amarild Braka e të kryera subjekti i licencuar “JJF ARCHITECTURAL DESIGNER” sh.p.k.

Mbi bazën e dokumentave që, sipas hetimit, dilnin me të dhëna të rreme, të paraqitura në Zyrën e ALUIZNI Durrës, nga pronari Amarild Braka e të miratuara duke u vlerësuar të rregullta nga punonjësit e ALUIZNI-Durrës, është miratuar Leja e Legalizimit me Nr. 226983, datë 21.01.2017 për objektin: “Godinë e Kombinuar 10 kat mbi tokë + 1 kat nën tokë në emër të Shoqërisë “Braka Construksion” sh.p.k.

Nga hetimet e realizuara del se objekti i mësipërm në kohën e legalizimit ka qenë 9 kat mbi tokë e 1 kat nën tokë dhe jo 10 kat mbi tokë + 1 kat nën tokë. Legalizimi është kryer mbi bazën e dokumentave të parregullta të paraqitura nga administratori i Shoqërisë “Braka Construksion” sh.p.k., personi nën hetim Amarild Braka dhe me veprimet e parregullta e në kundërshtim me detyrën të kryera nga specialistët e degës së ALUIZNI-Durrës, e nga administratorja e subjektit që ka përgatitur planimetrinë e kateve të objektit.

Bazuar në këto fakte, gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje” për personat e përfshirë, si edhe vendosi nën sekuestro preventive të gjithë pallatin.

“Gijotina” nuk arriti të sigurojë vendimin e gjykatës së Durrësit për themelin e kësaj çështjeje. Megjithatë, për sa kuptohet nga vendimi mbi kërkesën e qytetares për lirimin e pronës së saj, në çdo rast, vendimi i shkallës së parë nuk ka marrë formë të prerë, pasi çështja pritet të shqyrtohet në Apel.

Tashmë kanë kaluar 5 vite nga nisja e kësaj historie dhe zonja që ka blerë apartamentin, vijon të mos gëzojë frytet e mundimeve të saj.

Fati i keq i klientes
Në Mars të vitit 2018, gjykata e Durrësit vendosi nën sekuestro preventive një pallat 9 kate, në lagjen 13, në Plazh, Durrës.

Në vendimin e datës 16 mars 2023, mbi të cilin është refuzuar kërkesa e klientes për të liruar apartamentin e blerë prej saj, kuptohet se palët e përfshira në këtë proces gjyqësor nuk kanë bërë përpjekjet për të hequr sekuestron e pallatit.

Gjykata e Durrësit, në vendimin e marrë pak ditë më parë konstaton se “gjatë gjykimit në themel të çështjes penale nga Braka dhe nga të pandehurit e mbrojtësit e tyre nuk është kërkuar që Gjykata të vendoste (shprehej) dhe lidhur me masën e sigurimit “Sekuestro preventive” të vendosur mbi pasurinë objekt 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë të mësipërm dhe për këtë shkak në vendimin penal gjyqësor nuk është vendosur për masën e sekuestros preventive të mësipërme të vendosur mbi objektin pallat ndërtimi 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë që ndodhet në Lagjen Nr. 13, Plazh-Durrës e ndërtuar nga shoqëria “Braka Construksion” me administrator të pandehurin Amarildo Braka”.

Mbi bazën e ankimit të bërë çështja gjyqësore e mësipërme është dërguar për gjykim (shqyrtim) në Gjykatën e Apelit dhe bashkë me dosjen gjyqësore ndodhen aktet hetimore të Prokurorisë përfshirë dhe Vendimi penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës që ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi objektin, pallatin e mësipërm.

Rezulton se në katin e katërt të objektit, pallatit 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë, ndodhur në Lagjen Nr. 13, Plazh, Zona Kadastrale ndodhet edhe pasuria Apartament me sipërfaqe 79,1 m2, e prenotuar nga kërkuesja.

Rezulton se objekti-pallati i mësipërm është me masën “Sekuestro preventive” gjatë hetimit të subjektit “Braka Construksion” me administrator Amarildo Braka që ka ndërtuar objektin e mësipërm dhe kjo masë është në fuqi aktualisht megjithëse çështja penale është gjykuar në themel nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe aktualisht dosja penale gjyqësore e mësipërme ndodhet për shqyrtim e është në shqyrtim nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ku do të vendoset dhe për sekuestron preventive të vendosur mbi objektin pallat 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë të subjektit “Braka Construksion”.


Diçitura: Pjesë nga vendimi i gjykatës së Durrësit që refuzoi kërkesën e qytetares për heqjen e sekuestros së apartamentit të saj (Mars 2023)

Kërkuesja ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës heqjen e sekuestros preventive për apartamentin me sipërfaqe 79,1 m2 të ndodhur në katin e katërt të objektit të mësipërm të ndërtuar nga subjekti “Braka Construksion” e administrator të pandehurin Amarildo Braka.

Gjykata shqyrtoi aktet dhe konkludon se kërkesa e bërë nga qytetarja duhet rrëzuar pasi:

1. Çështja penale në ngarkim të pandehurit Amarildo Braka dhe subjektit “Braka Construksion” etj., është shqyrtuar dhe gjykuar në themel nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës që ka dhënë dhe vendimin përkatës. Në këto kushte pjesëmarrësit në këtë gjykim mund të kërkojnë plotësimin e vendimit penal dhe përsa i përket Sekuestros preventive të vendosur ndaj objektit pallat 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë ku ndodhet dhe apartamenti i kërkueses.

2. Mbi bazën e ankimit të bërë çështja gjyqësore penale e mësipërme aktualisht ndodhet për shqyrtim dhe është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe palët pjesëmarrës në gjykim mund të paraqesin kërkesën përkatëse lidhur me sekuestrimin e objektit-pallat 9 kate mbi tokë + 1 kat nën tokë i ndodhur në Lagjen Nr. 13, Plazh-Durrës i shoqërisë “Braka Construksion” sh.p.k. në katin e katërt të së cilit ndodhet apartamenti i kërkueses.

Në përfundim, gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e zonjës për heqjen e sekuestros mbi apartamentin e porositur prej saj, megjithëse ajo nuk ka kryer asnjë vepër penale. /maska.al

Pallati në sekuestro, klientët e Braka Construction e Amarildo Braka , sorollaten rrugëve pa asnjë zgjidhje Pallati në sekuestro, klientët e Braka Construction e Amarildo Braka , sorollaten rrugëve pa asnjë zgjidhje Pallati në sekuestro, klientët e Braka Construction e Amarildo Braka , sorollaten rrugëve pa asnjë zgjidhje

Etiketat: amarildo brakabraka constructionpallatisekuestro
Para

Kumbarët e Shkodrës! 

Pas

“Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin”, Mehdi Malkaj në protestën e TikTok: Po ne, dele jemi? Ramës i rëntë damllaja

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.