E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOKUMENTE dhe MAKETE\ Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës 

Korrieri nga Korrieri
18.05.2025
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
DOKUMENTE dhe MAKETE\ Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nga projektet më të diskutuara ka qenë ndërtimi i kullës ngjitur me Sahatin e Tiranës, një nga monumentet e pakta kuturore që kanë ngelur nga e kaluara. Një identitet i kryeqytetit për dhjetëra vite, teksa tani mund të shihet vetëm me dylbi dhe ngjan vetëm si një “lodër” në krahasim me ndërtimet që e rrethojnë. Jo vetëm Sahati, por edhe Xhamia e Et’hem Beut, kanë humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.

Por, këto ndërtime nuk janë bërë vetvetiu, por me “dorë” qendrore dhe lokale. Firma që po bën një kompeks kullash është favorizuar ndjeshëm, aq sa ka ndryshuar disa herë edhe projetin. Njëherë me distancë të madhe nga Sahati, herë tjetër ngjitur me Bashkinë e Tiranës dhe tani sërish ngjitur me Sahatin.

VoxNews ka hulumtuar dhjetëra dokumente, të reja dhe të vjetra, ku duket makuteria e gjithsecilit, privat dhe shtetëror, për të tjetërsuar dhe zënë frymën qendrës dhe monumenteve aty prane. Por, ajo që është më shqetësuesja është fakti se, qendra e Tiranës ndryshon vetëm me plane të detajuara urbaniztike. Por këto planë kanë ndryshuar disa herë, vetëm e vetë që të kënaqen “klientët” apo biznesmenët e preferuar.

DOKUMENTE dhe MAKETE Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i

Faksimile: Vendimi i KKTU në vitin 2024 që shtyu afatin dhe ndryshoi projektin

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 27 nëntor 2024 Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit nxori një tjetër vendim kësaj herë me numër 26 me objekt “miratimin e shtyrjes së afatit dhe ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për objektin ‘godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate dhe 3 dhe 4 nëntokë ‘Book Building’”.

Bëhet fjalë për ndërtimin famoz në qendër pas Bashkisë së Tiranës dhe ngjitur me Sahatin e Tiranës, një monument kulture. Një vendim i beftë, me vetëm disa dokumente shoqëruese ku shkruan për “ndryshim projekti”. Në fakt bëhet fjalë për shtim sipërfaqesh të ndërtuara dhe zgjerim të tyre, teksa lartësia do të jetë e njëjtë, njëra kullë 11 kate dhe tjetra 21 kate.

Por, të zgjerosh dhe ndërtosh me vetëm një të rënë të lapsit, aq sa të ndryshosh edhe planet vendore të miratuara kohë më parë, vetëm në këtë vendin tonë mund të ndodh!

A mund të japësh një leje të re në qendrat e Romës, Madridit, Berlinit, Parisit, Londrës?! Ose a mund të ndryshon planet e urbanistikës të qendrave në këto qytete, apo në Athinë, Shkup, Lubjanë, Zagreb, Sofie e Bukuresht? Natyrisht që jo, pasi qendra është gjithmonë e “mbrojtur”, por në Shqipëri edhe planet e mëparshme ndryshohen nga dita në ditë!

DOKUMENTE dhe MAKETE Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i

Faksimile: Studio belge 51N4E ka bërë studimin e ri …

VoxNews hulumtoi dokumente të reja dhe të vjetra, ku rezulton se studio që ka bërë studimin e zonës është ajo belge 51N4E. Madje, leja e parë është dhënë në vitin 2018, me të njëjtin numër katësh.

Mësohet se është bërë një hartë e re e planvendosjes së strukturave dhe një dokument i rregullores së veçantë. Në këto dokumente shkruhet se parcela e propozuar për zhvillim, në këndvështrim urban, gjendet brenda unazës së vogël të
qytetit, një zone e cila është formuar në faza të ndryshme historike të qytetit të Tiranës.

“Kjo hapësirë aktualisht është e mbushur me rrenoja dhe godina një katëshe te amortizuara. Sipas planit te pergjithshëm vendor të Bashkisë së Tiranës në fuqi, ky territor përcaktohet të jetë një destinacion me karakter multifunksional me struktura të tipit kullë. Në vijën historike, ky territor ka qenë zonë banimi dhe tregtare me godina 1 deri në 4 kate. Parcela ndodhet afër monumenteve më të rëndësishme të qytetit të Tiranës si Kulla e Sahatit, xhamia e Et’hem Beut, Biblioteka Kombëtare si dhe Bashkia e Tiranës” thuhet në dokumente.

Kush e bëri planin e ri të zgjerimit?!

Sipas dokumenteve, “për një detyrë projektimi kaq të rëndësishme të vendosur në qëndër të Tiranës u zgjodh një grup projektimi me vlera dhe përkatesisht 51N4E, një studio arkitekture me qëndër në Bruksel dhe me një eksperiencë projektuese dhe vepra të ndërtuara në të gjithë botën”. Sipas saj, ky bashkëpunim solli një tipologji mjaft të veçantë dhe të suksesshme që mund të jetë një shembull për karakterin e qëndrës së Tiranës.

VoxNews krahasoi fotot e projektit të miratuar në vitin 2018 dhe ato të dala nga KKTU në nëntor 2024. Ndryshimet janë drastike, pasi janë rritur volumet dhe është zgjeruar i gjithë projekti. Ai ka shkuar në afërsi të kullës së Sahatit dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës, teksa edhe godina 11 katëshe ka pësuar rritje të volumit të punimeve.

Në dokumentet e ndryshimit shkruhet se “forma gjeometrike e këtij projektimi me 3 objekte respekton format dhe qarkullimin e lirë në parcelë duke qenë pjesërisht e hapur dhe publike në nivelin e katit përdhe në objektin e parë në pjesën perëndimore të saj”.

DOKUMENTE dhe MAKETE Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i

Pamja 3-dimensionale e realitet urban të zonës së objektit

Objekti A (ai perëndimor) është dizenjuar në forme pesë këndore duke patur parasysh që kati përdhe të funksionojë si një ambjent pritjeje për qytetin e Tiranës me aktivitete të pastra publike, me vlerë dhe tepër domethënëse duke qene që ky kat do të jetë gjysem i hapur.

“Objekti A pesëkendor, është i lartë 11 kate, dhe arrin nje lartësi maksimale prej 43 m. Ky objekt njekohesisht ofron edhe aksesin për në parkimin nëntokësor me anë të një rampe e cila e merr hyrjen nga ana jugore, nga rruga ‘Abdi Toptani’” thuhet në letra. Pra do të jetë më i lartë se Kulla e Sahatit!

DOKUMENTE dhe MAKETE Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i

Faksimile: Firma Techno – ALB është në pronësi të Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi, ish pronarë të kazinove “APEX”

Sipas dokumenteve, favorizimet e pushtetit qendror dhe lokal kanë ardhur për firmën “Techno ALB”, pronarët e së cilës janë Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Më parë, aksionerë të kësaj firme ka qenë pjesëtarë të familjes Mata, teksa në vitet 2019 e më pas ka ndryshuar edhe pronësia.

Dy pronarët e tanishëm kanë qenë edhe pronarë të kazinove “APEX”, teksa kohët e fundit janë shndërruar në ndërtuesit e kullave dhe resorteve në mbarë Shqipërinë. Ata kanë leje për resorte te Kepi Rodonit, në bregdetin e jugut e deri në Sarandë. /voxnews.

Para

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend 

Pas

Më shumë vota të diasporës sesa zarfa? Çfarë ka ndodhur në të vërtetë

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.