E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Me Çopjat dhe Suel Çelën njihesha që fëmijë”, Alibej: Vëllai kishte bazë edhe në Angli! Konfliktet për kokainën në Itali…

Korrieri nga Korrieri
29.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Me Çopjat dhe Suel Çelën njihesha që fëmijë”, Alibej: Vëllai kishte bazë edhe në Angli! Konfliktet për kokainën në Itali…
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Erion Alibej ka vijuar dëshminë për dosjen “Plumbi i artë” ditën e sotme në GJKKO, si bashkëpunëtor i SPAK në zbërthimin e një serie ngjarjesh kriminale dhe trafikut të drogës.

Ai rrëfeu edhe njohjet e hershme që në fëmijëri me Suel Çelën dhe Hajdar Çopjan, që gjithashtu edhe i vëllai i tij i ndjerë, Endriti, i kishte shumë miq, teksa zbuloi edhe konfliktet për çështje droge jashtë vendit, nga Holanda në Itali dhe më gjerë.

Alibej tregoi se Suel Çela i kishte vjedhur në Itali Hajdar Çopjas 2 kg kokainë, kurse ky i fundit i detyrohej gjysmë kg drogë borxh Arjan Spahiut.

Alibeaj dëshmoi edhe se si e ndihmoi Suel Çelën që të arratisej nga arresti shtëpiak në Itali, pas arrestimit për drogë.

Ai tha se: “Kam pasur shoqëri me Suel Çelën, Hajdar Çopjan e njihja familjarisht, Elbasani është i vogël, njihemi që fëmijë. Ne s’kemi pasur probleme apo t’i kemi hyrë në hak dikujt, vetem se na kanë pasur borxh. Endriti kishte bazë edhe në Angli, unë kisha shumë kohë pa folur dhe takuar Suel Çelën për shkak të një hatërmbetjeje në lidhje me Arjan Spahiun, për trafikun e drogës. Një ditë më tha Endriti po vjen tek shtëpia Sueli me Sokol Sanxhaktarin, unë nuk doja t’i takoja, Sueli e filloi hershëm trafikun në Itali, ku dhe u arrestua, në Itali Sueli i vodhi Hajdar Çopjas 2 kg kokainë, Sueli shoqërohej me Klodian Çopjan, që Hajdari e kishte kushëri të dytë. E ndihmova Suelin pas arrestimit, kur ishte në arrest shtëpie, shkoi Arjan Spahiu e mori, hyri nga Franca dhe e nxori, Sueli i kishte borxh Arjanit për gjysmë kile kokaine, hyra unë garant për këtë gjë që mos të ziheshin”.

Prokurori i SPAK: Na tregoni për veten.

Erion Alibej: Babai mua më ka lënë të vogël. Kemi qenë familje e respektuar në qytet. Vëllai fillimisht emigroi në Greqi, më vonë në Itali. Gjatë kësaj kohe ai është marrë me veprimtari të jashtëligjshme, trafik droge. Unë jam kujdesur për nënën dhe nuk jam përfshirë.

Nga 2006-2010 vëllai është marrë me trafik. Në 2010 emigroi në Holandë dhe derisa ndërroi jetë ishte me dokumente holandeze. Në vijimësi, vëllai, Endrit Dylgjeri (Alibej) është marrë me trafik droge.

Në 2010 unë shkova në Itali të merrja disa ilaçe për nënën. Vëllai kërkohej nga policia italiane. Ditën e fundit që do kthehesha, më arrestoi policia. U bë një proces dhe u dënova 3 vjet e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit, edhe pse nuk isha. Në 2012 u lirova. Endriti më dërgoi një vajzë, që më mori me makinë dhe shkuam në Roterdam, Holandë.

Ditën që i shkova në shtëpi, aty gjeta edhe Hajdar Çopjen. E njihnim si elbasanlli. I them Endritit, po ky. Sa ka ardhur, më tha, do e ndihmoj sa të gjejë një shtëpi.

Endriti kishte shumë njohje e lidhje në Holandë për trafikun e drogës. Të gjithë donin të punonin me të. Ai punonte me Anglinë, me Italinë, me Belgjikën. Të gjithë ia kishin nevojën.

Endriti ishte 2 vjet më i madh se unë. Neve na la xhaxhai një biznes. Në moshën 16-vjeçare vëllai nisi emigrimin. Asnjëherë nuk ka punuar në punë të ligjshme.

Prokurori i SPAK: Cilat ishin njohjet tuaja të përbashkëta në Shqipëri?

Erion Alibej: Unë, njohje në Elbasan, që jemi rritur, ka qenë Suel Çela. Edhe vëllai kishte shumë, mes të cilëve Hajdar Çopjen. I njihnim familjarisht. Franc Çopja ka qenë fëmijë atëherë.

Prokurori i SPAK: Çfarë ndodhi më vonë?

Erion Alibej: Endriti ishte një nga ata që kishte njohjet për shpërndarje të brendshme. Kjo pasi linjat e drogës, perveç futjes në BE, ju duhej pikë e fortë për shpërndarjen.

Në periudhën që shkova në Holandë, pashë që Endriti, për ngarkesat në Angli kishte probleme. I ishin kapur disa ngarkesa dhe kishte disa borxhe. Tek baza në Angli kishte probleme. I propozova të shkoja unë në Angli, por nuk pranoi. Unë u ktheva në Shqipëri.

Para se të kthehesha pata një hatërmbetje me Suel Çelën. Kjo edhe për shkak të Arjan Spahiut.

Njëherë më thotë Endriti se po vjen tek shtëpia Sokol Sanxhaktari, Sueli dhe një person tjetër. I thashë,  po pse, pasi edhe Sueli kishte pasur një problem me Endritin në Holandë.

Unë i kisha thënë Suelit të mos përplasej me Arjanin. Suelin e quanin minoreni, pasi e ka nisur trafikun e drogës në Itali kur ishte minoren. U arrestua në Itali në 2006 ose 2007.

Unë kam qenë i afërt me familjen Çela. Më konsideronin si djalë të shtëpisë. Në atë periudhë Klodian Çopja dhe Suel Çela kishin identifikuar bazën e Hajdar Çopjes dhe i vjedhin 2 kg kokainë.

Nga kjo periudhë Hajdar Çopja u prish me Klodianin, që e kishte kushëri të dytë.

Ndërkohë që Suel Çela ishte në arrest shtëpie, më kërkoi mua që Arjan Spahiu ta ndihmonte për të ikur nga arresti i shtëpisë. Arjani iku nga Spanja dhe e mori në Itali. Më vonë e ndihmoi, por u grindën për një borxh të Suelit për gjysmë kg drogë.

Që atëherë, kur u përleshën me duar, unë vendosa të mos i flisja asnjërit prej tyre. Gjatë periudhës që nuk i flisja, Sueli me erdhi tek shtëpia me Sokol Sanxhaktarit dhe një djalë tjeter.

Në vitin 2012-2013 ishte kjo periudhë që Endriti më kërkoi që të takoja Suel Çelën, Sokol Sanxhaktari. Endriti më tha që do testonin cilësinë e një sasie kokaine.

Prokurori i SPAK: Si ka qenë jeta juaj para vrasjes së vëllait?

Erion Alibej: Në jetën time nuk jam marrë asnjëherë me drogë, por gjithmonë e kam mbështetur vëllain. Se e kam vëlla. Ai më kishte kërkuar të shkoja në Angli. Shkova me kamion, në fillim të 2016, te familja e xhaxhit tim, që jetonte prej shume vitesh aty. Ata nuk dinin asgjë, kisha mundësi të shisja kokainë, por nuk kisha mundësi të gjeja shtëpi. Asokohe Hajdar Çopja jetonte në Holandë dhe ua çonte drogën shpërndarësve në Gjermani me kuaj.

Para

Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori

Pas

Vjehrra shkon në polici: Më ka humbur nusja e djalit

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.