E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Matrapazët” shqiptarë i shitën vilë pa leje Dua Lipa-s, a do të guxojë Lorena e Kadastrës ta legalizojë

Korrieri nga Korrieri
19.08.2025
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
“Matrapazët” shqiptarë i shitën vilë pa leje Dua Lipa-s, a do të guxojë Lorena e Kadastrës ta legalizojë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, mund të jetë një fanse e Dua Lipës. Madje, 40-vjeçarja edhe mund të ketë kënduar ose kërcyer me meloditë e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare.

Por, dëshira e Dua Lipës për të pasur një shtëpi të saj në bregdetin e mrekullueshëm të Ksamilit, në Shqipërinë Jugore, tashmë duhet ta ketë shndërruar emrin e saj në një kokëçarje serioze për drejtoreshën e ASHK-së.

Në foto: Lorena Goxhobelli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Avokati Arben Llangozi ka publikuar së fundmi me video dhe fakte se Dua Lipa ka porositur dhe blerë një vilë në kompleksin turistik “Kep Merli”, të ndërtuar nga Agim Shënediela.

Pozicioni i vilës është perfekt. Vetëm pak metra larg bregut, në një zonë të tërhequr që ruan diskrecionin e plotë për një divë të muzikës botërore.

Lexo edhe:

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

Por, vila ka një problem tipik shqiptar-ajo është pa leje. Avokat Llangozi ka denoncuar me emra dhe pozicione personat e përfshirë në këtë paligjshmëri skandaloze, e cila merr përmasa “ndërkombëtare”, pasi “viktimë” e paligjshmërisë është bërë edhe Dua Lipa.

Në këtë zallamahi, shfaqet roli i Lorena Goxhobellit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ajo është personi kryesor përgjegjës që mund të vendosë në shinat e rregullsisë pronën, për të cilën Llangozi thotë se është e Dua Lipas. Por, për të vendosur rregullin, Lorencës do t’i duhet të shkel ligjin.

Në foto: Dua Lipa, këngëtarja e famshme botërore, me origjinë shqiptare

E pra, Lorena e ASHK-së tashmë gjendet përballë një thike me dy tehe të mprehta. Nga njëra anë, ajo, në zbatim të ligjit, do t’i duhet të mos legalizojë vilën pa leje, por ky veprim do të nevrikosë Liderin e saj, kryeministrin Edi Rama, të cilit kjo histori do t’i jepte në “shkulm surratit” në përpjekjet për të ruajtur imazhin e tij.

Nga ana tjetër, Lorena legalizon vilën e ndërtuar nga Agim Shënediela në kundërshtim me ligjin, do të kënaqë Liderin, por më pas do të duhet të justifikohet si Abigelja Voshtina e Teatrit të Operas, e cila deklaroi në SPAK se firmosa kontratë fiktive me grupin e Ajola Xoxas, për shkak të “frikës nga Erion Veliaj”.

Në 4 Mars 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Kep Merli Eco Resort”, me zhvillues “Boiken” shpk, në pronësi të Agim Shënediela.

Projekti përfshinte ndërtimin e një kompleksi turistik me sipërfaqe totale 288 mijë metra katrorë, në zonën e Ksamilit.

Në foto: Vendimi për shpalljen investitor strategjik të projektit “Kep Merli”, Ksamil

Në kuadër të këtij vendimi, kompania investitore përfitonte për 20 vjet edhe përdorimin e brigjeve bregdetare përballë resortit.

Por, gjatë ndërtimit, Agim Shënediela, sipas informacioneve të publikuara nga avokat Llangozi, nuk i ka shpëtuar virusit që ka përfshirë shumë “investitorë strategjikë” të tjerë shqiptarë. Hapësira gjigande e ndërtimit nuk ka qenë e mjaftueshme për orekset e fitimit dhe, kompania “Boiken” ka ndërtuar disa vila pa leje, jashtë territorit që kishte siguruar me firmën e Edi Ramës.

Një prej këtyre vilave ka rënë në syrin e Dua Lipës, gjatë pushimeve të saj thuajse të përvitshme tashmë në bregdetin e Jugut. Përfaqësuesit e saj kanë kontaktuar me shoqërinë ndërtuese dhe kanë arritur dakordësinë për blerjen e një vile, e cila, për fatin e keq të këngëtares së famshme, ka qëlluar nga ato që nuk kanë leje.

Agim Shënediela, gjithnjë sipas avokatit Llangozi, pasi ka miratuar ujdinë me përfaqësuesit e Dua Lipës, ka nisur përpjekjet për ta legalizuar, nëpërmjet kërkesës formale drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Por, ligjet e miratuar nga qeveria e Edi Ramës, ndalojnë legalizimet e ndërtimeve pa leje të ngritura pas vitit 2020. Vila e porositur dhe paguar nga Dua Lipa është ndërtuar pas vitit 2020. Pra, vila e preferuar e saj është e jashtëligjshme dhe duhet shembur.

Në foto: Pamje nga kompleksi turistik “Kep Merli”, Ksamil

Këngëtarja botërore nuk mund ta imagjinojë që, një ditë të bukur vere, ndërkohë që bëhet gati të shijojë diellin dhe ujërat kristalë të Ksamilit, të përballet me fadromat e Dallëndyshes (Bicit) së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Për të shmangur show-n me fadroma, i cili, natyrisht, nuk ka absolutisht asgjë të ngjashme me spektaklet muzikore të Dua Lipës në çdo cep të botës, duhet firma e Lorena Goxhobellit të Agjensisë së Kadastrës.

Nuk është aspak çudi që biondja simpatike e Kadastrës, që ka përgjegjësinë edhe për Legalizimet, të hedhë firmën e ligjshmërisë në pronën e ndërtuar pa leje nga Agim Shënediela dhe të blerë nga Dua Lipa. Por, në një situatë të tillë, Lorena Goxhobelli, me shumë mundësi, do të fluturojë nga zyra e këndshme e drejtorit të Kadastrës, në zyrat bezdisëse të SPAK-ut./boldnews.al

Para

Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata rikthen në garë firmën “Adel Co” 

Pas

Grupi shqiptar në Belgjikë, trafik kokaine me nëndetëse nga Amerika Latine në Europë, “pakot” hidheshin në det të hapur

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.