E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Bisedimet për Ukrainën, Trump pritet të flasë sot me Zelenskyn 

Korrieri nga Korrieri
04.09.2025
në Botë
A A
Bisedimet për Ukrainën, Trump pritet të flasë sot me Zelenskyn 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojnë një telefonatë ditën e sotme. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë pasi presidenti amerikan deklaroi më herët se do të fliste edhe me Vladimir Putinin së shpejti. Pavarësisht pasigurive në rritje, Trump ka deklaruar se mbetet i përkushtuar në arritjen e takimi mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve në armiqësi. 

“E kam vëzhguar situatën, e kam ndjekur dhe kam folur me Presidentin Putin dhe Presidentin Zelensky për këtë. Diçka do të ndodhë, por ata nuk janë ende gati. Por diçka do të ndodhë. Do ta kalojmë.”, tha Trump për CBS News.
Ndërkohë, Rusia vazhdon të kundërshtojë garancitë e sigurisë të kërkuara nga Ukraina, duke thënë se janë të papranueshme. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shënjestroi Volodymyr Zelenskyn, për të cilin tha se idetë e tij janë një “kopje” e asaj që e cilësoi si partia evropiane e luftës.

“Garancitë e sigurisë të kërkuara nga Ukraina përbëjnë një kërcënim për kontinentin evropian dhe janë absolutisht të papranueshme. Idetë e udhëheqësit të Kievit, të cilat janë në thelb një kopje e iniciativave të sponsorëve evropianë – madje as sponsorë, por partia evropiane e luftës, siç e kemi thënë më shumë se një herë – janë absolutisht të papranueshme. Ato synojnë ta ruajnë Ukrainën si një platformë nisjeje për terror, për provokime kundër vendit tonë.”, theksoi ajo.

Përsëriti edhe vijën e kuqe për ta se nuk do të lejojnë ndërhyrje të huaj ushtarake në Ukrainë. Sipas saj, edhe shitja e mbi 3 mijë raketave nga SHBA për Ukrainën minon aspiratën për t’i dhënë fund konfliktit. 

“Rusia nuk do ta diskutojë idenë e ndërhyrjes ushtarake të huaj në Ukrainë në asnjë formë. Rusia nuk ka ndërmend të diskutojë idenë e ndërhyrjes së huaj në Ukrainë, e cila është plotësisht e papranueshme dhe minon sigurinë, në asnjë formë. Për më tepër, shitja e mundshme nga SHBA-të e mbi 3,000 raketave bie ndesh me aspiratën për të zgjidhur konfliktin në mënyrë diplomatike”, shtoi Zakharova.

Para

Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme 

Pas

Kthetrat e Dragoit në sheshin Tienanmen, Kina ekspozon armët e avancuara dhe kërcënon me pushtimin e Tajvanit 

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

18.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.