E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Kthetrat e Dragoit në sheshin Tienanmen, Kina ekspozon armët e avancuara dhe kërcënon me pushtimin e Tajvanit 

Korrieri nga Korrieri
04.09.2025
në Botë
A A
Kthetrat e Dragoit në sheshin Tienanmen, Kina ekspozon armët e avancuara dhe kërcënon me pushtimin e Tajvanit 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Paradë e madhe ushtarake për 80 vjetorin e çlirimit nga Japonia. Ushtarët kinezë për herë të parë të buzëqeshur, një mesazh për SHBA

Në një paradë madhështore ushtarake në Tienanmen, Kina prezantoi një arsenal të avancuar teknologjik: raketa hipersonike dhe balistike, dronë të çdo madhësie, robotë dhe nëndetëse të gjurmuara, avionë luftarakë të padukshëm për radarët dhe madje edhe topa lazeri. Shumë prej tyre u shfaqën për herë të parë dhe janë tashmë në përdorim nga Ushtria Popullore. Kjo paradë force përkon me përvjetorin e fitores ndaj imperializmit japonez në vitin 1945 dhe shërben si një mesazh politik që pozicionon Kinën krah Rusisë dhe Koresë së Veriut kundër Perëndimit, të cilin e cilëson si “bullizues” dhe “fashistë të mijëvjeçarit të tretë”.

Në tribunën e nderit, presidenti Xi Jinping ishte i rrethuar nga Vladimir Putin dhe Kim Jong-un, si dhe nga liderë të tjerë si presidenti iranian Pezeshkian dhe ai bjellorus Lukashenko, ndërsa të vetmit evropianë do janë Fico i Sllovakisë dhe ministri i Jashtëm hungarez Szijjarto. Analistët e quajnë këtë grup “Aleanca e çrregullimit” ose “Kuarteti i kaosit”, duke theksuar ambicien për të ndërtuar një rend botëror alternativ me Azinë në qendër.

Arsenali i ekspozuar është fryt i bashkëpunimit mes Kinës dhe Rusisë, ku rusët kanë ndarë përvojën e tyre nga fronti ukrainas për të ndihmuar kinezët në zhvillimin e sistemeve të reja “hi-tech”, pra të teknologjisë së lartë. Objektivi kryesor mbetet pushtimi i Tajvanit, duke penguar ndërhyrjen e flotës dhe aviacionit amerikan. Në paradë u shfaqën raketa si YJ-19, të afta të godasin aeroplanmbajtëset amerikane me shpejtësi 6 mijë km/h, si dhe dronë detarë që mund të presin kabllot digjitale nën ujë.

Kina prezantoi gjithashtu një avion luftarak të drejtuar nga inteligjenca artificiale, që pretendon të tejkalojë performancën e avionëve me pilotë njerëzorë. Mjetet për zbarkimin e parë në Tajvan janë të gjitha pa ekuipazh (“wúrén”), duke ndjekur modelin e luftës me dronë të përdorur në Ukrainë. Këto mjete do të drejtohen nga algoritme të inteligjencës artificiale, duke krijuar një ritëm të shpejtë sulmi.

Për mbështetje ajrore, janë prezantuar sisteme të reja kundërajrore me mikro-raketa dhe topa lazeri, të testuara në betejën e Kurskut. Po ashtu, u shfaqën armë hapësinore për të shkatërruar satelitët dhe për të ndërprerë sinjalet, siç ndodhi me GPS-in e avionit të Ursula von der Leyen.

Parada ishte edhe një ekspozitë tregtare: armët kineze po fitojnë treg për shkak se Rusia nuk mund t’i eksportojë, Europa prodhon ngadalë dhe SHBA nuk ofron besueshmëri, përveçse ka çmime të larta. Kjo është një mundësi e artë për industrinë ushtarake kineze që e shndërron ndikimin ekonomik në ndikim politik.

Megjithatë, vëzhguesit perëndimorë theksojnë dobësinë kryesore: faktorin njerëzor. Ushtria Popullore nuk ka përvojë në konflikte reale. Gjenerali australian Mick Ryan vuri në dukje se Kina duhet të përmirësojë urgjentisht cilësinë e stërvitjes ushtarake. Edhe trupat e Koresë së Veriut kanë ndryshuar taktikat pas humbjeve të mëdha. Një ndryshim i dukshëm te ushtarët kinezë është se tani, për herë të parë, ata sfilojnë duke buzëqeshur, një mesazh sigurie dhe besimi në fitore për qytetarët dhe aleatët/  La Repubblica

Para

Bisedimet për Ukrainën, Trump pritet të flasë sot me Zelenskyn 

Pas

Merkato historike/ FIFA publikon raportin zyrtar: 9.76 miliardë dollarë shpenzime për verën e vitit 2025 

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë
Botë

Tragjedia në New York, mes 8 viktimave nga shembja e ndërtesës edhe dy fëmijë

13.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë
Aktualitet

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.