E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

TESTAMENTI/ Vrasja e pronarit grek dhe mikut shqiptar, greku i la gjysmën e pasurisë punëtorit!

Korrieri nga Korrieri
11.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
TESTAMENTI/ Vrasja e pronarit grek dhe mikut shqiptar, greku i la gjysmën e pasurisë punëtorit!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Janë zbuluar detaje të reja për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 5 tetor në kampingun “Ammos” në Finikounda të Greqisë, ku humbën jetën pronari grek dhe punëtori i tij shqiptar, që ishte edhe mik i afërt i familjes. Hetimet kanë nxjerrë në dritë një element të ri: një testament i përpiluar vetëm tre ditë para ngjarjes, i cili po ngre dyshime të reja për motivet e krimit.

Sipas mediave greke, pronari kishte hartuar një dokument të detajuar për ndarjen e pasurisë së tij, ku pjesën më të madhe ia linte nipit, person i pranishëm në momentin e vrasjes. Në testament, ai kishte përfshirë edhe punonjësin shqiptar, duke i lënë gjysmën e një parcele toke dhe një shumë prej 200 mijë eurosh, në shenjë mirënjohjeje për besnikërinë dhe miqësinë shumëvjeçare.

Në dokument përmenden gjithashtu motra e pronarit dhe djali i saj, të cilëve u takonin nga 100 mijë euro secilit, në rast se prona do të shitej.

Testamenti nis me frazën domethënëse: “Unë po shkruaj testamentin tim në rast vdekjeje të papritur,”

duke treguar se 68-vjeçari kishte ndjerë frikë për jetën e tij ditët para se të vritej.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një person i armatosur dhe me fytyrën e mbuluar hyri me forcë në recepsionin e kampingut, ku ndodheshin pronari dhe kujdestari i tij shqiptar. Ai qëlloi për vdekje pronarin, ndërsa vrau edhe punëtorin shqiptar që tentoi të largohej.

Në momentin e ngjarjes ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, i cili arriti të shpëtonte. Ai po merret në pyetje nga policia si dëshmitar kyç.

Një pronar karburanti në zonë ka deklaruar se i dyshuari kryesor është parë duke kaluar me motor në drejtim të Pyrgos, duke e përshkruar si person me lëkurë të errët, shtat të shkurtër dhe trup të dobët, ndërsa nipi i viktimës ka dhënë një përshkrim të ndryshëm – një person me lëkurë të çelët dhe flokë të verdhë.

Autoritetet greke po hetojnë mundësinë që pas vrasjes të fshihet një motiv pasurie, lidhur me testamentin e nënshkruar pak ditë para krimit, ndërsa kërkimet për autorin e dyshuar vazhdojnë.

Para

U gjet e m*sakruar, kryebashkiakja gjermane u torturua me orë të tëra në bodrumin e shtëpisë nga vajza e saj e adoptuar!

Pas

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Por nuk largohem nga misioni për ndryshim

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

13.11.2026
10.4k
Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

10.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.