E martë, 25 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“MAFIA E PRONAVE”/ Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Çfarë zbulohet nga dosja e Lalzit

Korrieri nga Korrieri
23.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“MAFIA E PRONAVE”/ Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Çfarë zbulohet nga dosja e Lalzit
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Së bashku me një zyrtar tjetër të identifikuar si Leo, punonjësi i ZRPP me emrin Mozi mendohet se është një prej emrave kyç në gjithë skemën masive të falsifikimeve. Madje, ai del zbuluar teksa ka futur duart edhe në arkivën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Vendore Tiranë. Aty, janë interesuar për zhvatjen e mijëra hektarëve tokë me vlerë qindra milionë euro në Hamallaj, Rrushkull, Bizë, Kepin e Rodonit dhe zona të tjera. Bashkëpunëtori i tyre, ka zhdukur regjistrat e pronave të vitit 1932, duke i nxjerrë nga arkiva, pa i kthyer më pas.

“Konkludohet se në faqet e fundit të radhorit nr.4 të vitit 1932, të Qarkut Durrës, janë bërë ndërhyrje të paligjshme dhe janë regjistruar Nota Transkriptimi të cilat ose kanë tjetërsuar pasuri, ose kanë shërbyer si trampolinë për të kryer një transaksion të ri në një prej radhorëve të mëvonshëm”, thuhet në dosje.

Brenda këtyre hapësirave, shtrihen tokat e pretenduara nga fisi Toptani dhe ato të familjes së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, i vrarë në vitin 2011 në një atentat mafioz që lidhet pikërisht me konfliktet e pronave.

“Duke qenë se të gjithë elementët, indiciet çonin te kjo që juve thoni, në faktin që konglikti kryesor ishte pronësie, për shkak të pasurive të trashëguara nga gjyqtari gjatë hetimit çështjes pati të dhëna, indicie që e konfirmuan këtë motiv të ekzekutimit”,thotë Eugen Beçi, ish-prokuror.

“Ngjarja që ka ndodhur me gjyqtarin, nga më të rëndat në dekadat e fundit, zërat thoshin për profesionin, zëra thoshin për pronësinë tij në Gjirin e Lalzit, jemi para një fakti të ri dhe duhen çelur hetime të reja për atë ngjarje”, thotë avokati Bledar Meminaj.

Në investigimin e realizuar 5 vite më parë, në zbuluam disa dokumente që vërtetonin se Familja Konomi, edhe pse kishte marrë disa certifikata pronësie, nuk i mori kurrë fizikisht tokat në zonën e Hamallajt dhe Rrushkullit.

“Në dosje me persona të penduar të organizatave kriminale patëm shenja dhe indicie që tregonin se mund të kishin info mbi autorët dhe ekzekutorët e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi”, vijon Eugen Beçi, ish-prokuror.

Në dosjen hetimore, bie në sy fakti se mjaft dokumente të falsifikuara origjine mbajnë firmën e Genci Alizotit, ish-kryetarit të Këshillit të Qarkut. Kjo, e ka një shpjegim. Ato janë bërë pas vitit 2017, kur zyrtari kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të hetohej mbi autenticitetin e firmës. Këto falsifikime, qartësohen në një bisedë mes Rrumit dhe të vëllait.

“Po unë mbrëmë jam marrë deri vonë duke pyetur për ato AMTP që janë bërë…Si janë bërë AMTP aty…me vulë të qarkut, koha e Gencit e mbrapa. Po gjete ndonjë ta shohim…me kohën e Gencit…se kontrollojmë punën që kemi bërë”, thuhet në dosje.

Ky zbulim është bërë nisur nga një hetim i filluar ne vitin 2022 për një tjetërsim në Gjirin e Lalzit. Duke shfrytëzuar vdekjen e ish zyrtarit Alizoti, kanë falsifikuar firmën e tij dhe kanë hartuar dokumente false që më pas i kanë futur në arkivë përmes njerëzve të korruptuar. Regjistrat fizik të pasurive të paluajtshme dyshohet se janë marrë e janë nxjerrë jashtë hipotekës siç rezulton në hetimin e SPAK. E njëjta prone,- nga shtet me një sipërfaqe të caktuar, kthehej me pronarë fiktivë banorët e zonave. Grupet kriminale nuk kishin dijeni se Zyra Vendore në Durrës i kishte skanuar të gjitha volumet e pronave.

“Të tjerë janë ata që kanë nënshkruar të tjerë përfituesit që marrin ato ke xhepi”,thotë Gjergji Begaj, ekspert pronash.

Nga verifikimet e kryera, është bërë ndërhyrje deri në hartat origjinale të Kadastrës duke i tjetërsuar. Por, grupet kriminale nuk kishin informacion se ekzistonin edhe hartat e kalkut të fshehura në një pjesë të arkivës të cilat janë administruar dhe krahasuar nga Prokuroria.

“Kjo është logjika që grupet kriminale e bëjnë paligjshmërinë e tyre brenda veprimeve të ligjshme dhe brenda veprimeve të ligjshme fusin veprimet e paligjshme nën atë petk”, deklaron avokati Bledi Meminaj.

Para

Pamjet satelitore zbulojnë se liqeni që furnizon Athinën me ujë po thahet. Pas dy vitesh Greqia rrezikon të…

Pas

Trondit Karamuço: S’ka asnjë provë që Ervis Martinaj ka VDEKUR

Nga Kategoria

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt
Aktualitet

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt

24.08.2026
10.4k
Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë
Aktualitet

Vr*sja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin sekondat e tm*rrit, e priti jashtë pallatit, Allmuça e tërhoqi dhe e që*oi në kokë

24.08.2026
10.3k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet
Aktualitet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.3k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!
Aktualitet

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.3k
“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

23.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.