E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pretekstet/ Si po i djeg PS afatet për të shpëtuar Belinda Ballukun nga prangat

Korrieri nga Korrieri
29.01.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Balluku prish festën e PS, prapaskenat e darkës që anuloi Rama
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mazhoranca socialiste po e çon me vetëdije drejt djegies kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres të pandehur Belinda Balluku, duke shfrytëzuar vonesën e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. Skema e zvarritjes duket se po çon në konsumimin e afateve ligjore, me synimin që kërkesa të bjerë automatikisht.

Shpresat janë tek neni 118, pika 5 e rregullores së Kuvendit, që përcakton se nëse Kuvendi nuk merr vendim brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës së prokurorisë për autorizimin e arrestimit të një deputeti, kërkesa konsiderohet e rrëzuar. Me këtë skenar, Partia Socialiste ia kursen vetes votën kundër autorizimit që kërkon SPAK, por edhe shpëton të pandehurën Belinda Balluku nga arrestimi. Për Ballukun, kjo do të thotë një datë konkrete: 16 mars.

Që nga 16 dhjetori, kur SPAK depozitoi kërkesën, Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim real për ta shqyrtuar atë. Përkundrazi, procesi është shtyrë pa afat, përmes një arsyetimi të paqartë se duhet pritur një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili juridikisht nuk e pengon Kuvendin të ushtrojë kompetencën e tij kushtetuese për dhënien ose jo të autorizimit.

Në urdhrin e firmosur së fundmi nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se shqyrtimi i kërkesës së SPAK “do të lidhet me marrjen dhe vlerësimin paraprak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të garantuar një proces vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese”.

Por ky formulim ka krijuar një ngërç institucional, pasi siç duket Gjykata Kushtetuese pret Kuvendin dhe Kuvendi pret Gjykatën Kushtetuese për ta hequr nga duart pataten e nxehtë me emrin Belinda Balluku. Për pasojë afati ligjor vazhdon të digjet.

Qëndrimet reflektojnë një linjë politike të shpallur publikisht nga Kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK kërkoi në kuvend autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.

Deklarata e Ramës që de facto është shndërruar në një urdhër politik, ishte se “nuk ka asnjë gjasë që shumica qeverisëse dhe parlamentare ta shqyrtojë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme”.

Mbrojtja që po i ofrohet të pandehurës Belinda Balluku nga Partia Socialiste, përbën një kthesë të fortë nga qëndrimi i mëparshëm ndaj drejtësisë së re, kur Edi Rama betohej se Partia Socialiste nuk do të kthehej në zyrë avokatie për askënd që kishte telashe me drejtësinë. Në këtë linjë, dy vite më parë, ish-kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, deklaronte publikisht se PS do të votonte çdo kërkesë për heqje imuniteti, pavarësisht përkatësisë politike. Shiko videon më poshtë:

Sot, kjo deklaratë bie ndesh me praktikën konkrete, ku për herë të parë në historinë e Kuvendit një kërkesë e SPAK për arrestimin e një deputeti zvarritet për javë të tëra pa u futur në rend dite.

Ndërkohë që politika konsumon kohën, prokurorët e SPAK kanë argumentuar se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrë përbën rrezik të drejtpërdrejtë për procesin hetimor.

Prokurori Dritan Prençi duke folur në seancën e Gjykatës Kushtetuese në 22 Janar
Prokurori Dritan Prençi duke folur në seancën e Gjykatës Kushtetuese në 22 Janar

Prokurori Dritan Prençi deklaroi në seancën në Gjykatën Kushtetuese se Balluku ka ndikuar në procesin e marrjes së provave pas rikthimit në detyrë. “Duke pasur parasysh rolin dhe funksionin e lartë shtetëror të zonjës Balluku, kemi argumentuar nevojat për marrjen e provave, hetimet me dëshmitarë dhe faktin se realisht kanë ndërhyrë në procesin e hetimit dhe ka cenuar marrjen e provave”, u shpreh Prençi.

Ai theksoi gjithashtu se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e masës së ndaluese ndaj Ballukut ka pasur efekt konkret negativ mbi hetimin. “Patjetër që ka dhënë efekt ky vendim mbi pezullimin e masës, për shkak të rolit dhe funksionit të lartë shtetëror të saj”, tha ai.

SPAK ka shkuar edhe më tej, duke pretenduar se Balluku ka ushtruar presion ndaj një vartëseje të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Mirzeta Kashnica, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Pjesë nga dosja e Ballukut, paragrafi ku flitet për presione ndaj vartësve të saj në Ministrine e Energjisë
Pjesë nga dosja e Ballukut, paragrafi ku flitet për presione ndaj vartësve të saj në Ministrine e Energjisë

Në dosjen hetimore thuhet tekstualisht se “nga përdorimi i metodave speciale kanë rezultuar të dhëna se e pandehura, gjatë kohës që ishte njohur me akuzën dhe ushtronte detyrën, ka ushtruar presion me forma të ndryshme ndaj personit të pyetur”.

Pikërisht për këtë arsye, prokurorët e SPAK kanë kërkuar jo vetëm pezullimin nga detyra, por edhe autorizimin e arrestimit të të pandehurës Belinda Balluku, duke argumentuar se ajo po prish provat, po ndikon tek dëshmitarët dhe po rrezikon interesin publik përmes vijimit të ushtrimit të funksioneve të saj shtetërore.

Në këtë sfond, loja institucionale e zvarritjes synon të kapë datën 16 mars, kur kërkesa e SPAK bie për shkak të afateve. Dhe bashkë me kërkesën e SPAK bie edhe fasada e rreme që Edi Rama e ngriti me mund në këto vite sikur nuk ai do t’i kundërvihej kurrë drejtësisë së re, sepse e kishte si mision ta ulte Shqipërinë në tryezën e Bashkimit Europian.

Para

“Mbro të dhënat e tua personale”: Urimi cinik që mbërriti në telefonat tanë për një privatësi tashmë të humbur

Pas

Ora e fundit të botës, vetëm 85 sekonda larg

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë
Show Bizz

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.