E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Beteja e miliarderëve/ Musk dhe bosi i ChatGPT, nga shokë përplasen në gjykatë

Korrieri nga Korrieri
29.04.2026
në Botë
A A
Beteja e miliarderëve/ Musk dhe bosi i ChatGPT, nga shokë përplasen në gjykatë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pas sharjeve publike, ironive dhe akuzave të ndërsjella, beteja mes Elon Musk dhe Sam Altman po hyn në fazën më të avancuar: gjykatën. Ç’ka ngjan thjesht një përplasje mes dy egove të Silicon Valley, është në fakt një luftë e mirëkalkuluar për kontrollin e inteligjencës artificiale të së ardhmes, teknologjisë që mund të ndryshojë ekonominë, politikën, sigurinë dhe jetën e miliarda njerëzve. Kush fiton këtë betejë, nuk merr vetëm një kompani apo një markë si ChatGPT, por një avantazh vendimtar në garën për pushtetin më të madh teknologjik të shekullit.

BBC shkruan: 

Për vite me radhë, përplasja mes Elon Musk dhe Sam Altman është zhvilluar online, me akuza, kundërakuza dhe ironi publike. Por tani beteja kalon në një nivel tjetër: nga e marta, konflikti i tyre do të jetë në qendër të një gjyqi federal në Kaliforni, që pritet të zgjasë një muaj.

Në thelb të çështjes është akuza e Musk se Altman, me të cilin themeloi OpenAI, e ka mashtruar dhe ka tradhtuar misionin fillestar jofitimprurës të kompanisë që solli ChatGPT. Sipas Musk, OpenAI u kthye padrejtësisht në një strukturë fitimprurëse, duke i shërbyer interesave komerciale dhe jo më idesë fillestare për të zhvilluar inteligjencën artificiale në dobi të njerëzimit.

Si nisi përplasja

Musk dhe Altman e themeluan OpenAI në vitin 2015 si një organizatë jofitimprurëse, me synimin që inteligjenca artificiale e përgjithshme, AGI, të përdorej për të mirën e njerëzimit. Në atë kohë, Musk ishte tashmë një figurë globale falë Tesla-s dhe SpaceX, ndërsa Altman ishte më shumë një emër i njohur në Silicon Valley.

Të dy bashkëpunuan ngushtë në fillim, por më pas rrugët e tyre u ndanë. OpenAI thotë se në vitin 2017 edhe vetë Musk ishte dakord që një model fitimprurës ishte i nevojshëm për ta çuar përpara misionin, por konflikti shpërtheu kur ai nuk mori kontrollin që kërkonte. Musk u largua nga OpenAI në vitin 2018, pas një lufte për pushtet me Altmanin.

Çfarë pretendon Musk

Kur Musk ngriti padinë në vitin 2024, ai tha se kishte dhuruar rreth 40 milionë dollarë për OpenAI dhe se ishte manipuluar nga drejtuesit e saj. Ai pretendon se kompania devijoi nga misioni i saj fillestar dhe u fokusua te maksimizimi i fitimeve, sidomos në favor të Microsoft.

Musk kërkon miliarda dollarë që, sipas tij, përfaqësojnë fitime të padrejta, dhe do që ato të përdoren për krahun jofitimprurës të OpenAI. Ai kërkon gjithashtu ndryshime të mëdha në kompani, përfshirë largimin e Sam Altman.

Çfarë thotë OpenAI

Nga ana tjetër, OpenAI thotë se Musk është i shtyrë nga xhelozia dhe pendesa që u largua nga kompania. Sipas saj, ai po përpiqet të sabotojë një nga rivalët e tij më të rëndësishëm në garën për inteligjencën artificiale, sidomos tani që ka krijuar kompaninë e tij xAI, e njohur për chatbot-in Grok, por që ka mbetur pas konkurrentëve.

Përplasja mes të dyve është bërë edhe më publike muajt e fundit. Musk tentoi të blinte asetet e OpenAI për 97.4 miliardë dollarë, por oferta u refuzua. Altman u tall më pas në X duke i thënë se OpenAI mund t’ia blinte Twitter-in për 9.74 miliardë dollarë. Musk iu përgjigj me një fjalë: “Mashtrues”.

Një gjyq me peshë të madhe

Në gjyq pritet të dëshmojnë jo vetëm Musk dhe Altman, por edhe emra të tjerë të mëdhenj të teknologjisë, si Satya Nadella i Microsoft, ish-shkencëtarë të OpenAI dhe ish-anëtarë të bordit si shqiptarja Mira Murati. Procesi po shihet si një përballje mes dy titanëve të teknologjisë, por me pasoja që mund të shkojnë shumë përtej tyre.

Sepse në fund, çështja nuk është vetëm kush mashtrroi kë, por edhe kush do të ketë më shumë ndikim në garën për AGI (Inteligjeca gjenerale artificiale). Dhe kjo garë, sipas ekspertëve, mund të përcaktojë një pjesë të madhe të së ardhmes së teknologjisë.

Pra, Musk dhe Altman hyjnë në sallën e gjyqit si dy ish-aleatë që sot janë kthyer në rivalë të hapur. Njëri mund të dalë fitues, por është po aq e mundur që asnjëri të mos dalë i padëmtuar nga kjo betejë.

Para

Gaz nga SHBA në Shqipëri/ Ç’ka pas marrëveshjes 6 miliardë $ që u firmos nga Rama

Pas

Një ambasador në uniformë, DASH prezanton Eric Wendt para emërimit në Tiranë

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.