E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse është e rrezikshme t’i investosh paratë tek Durrës Marina e Alabarit

Korrieri nga Korrieri
15.05.2026
në Aktualitet
A A
Pse është e rrezikshme t’i investosh paratë tek Durrës Marina e Alabarit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Lajmi i emisionit investigativ Piranja në Syri TV se dy objekte në marinën që po ndërton Mohamed Alabbar në Portin e Durrësit janë fundosur deri në 30 centimetër, kaloi pa ndonjë bujë të mëdhe për publikun dhe për ata që kanë investuar deri më tani afro 40 milionë euro në ndërtimet e para që kanë nisur.

Por, kur Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) konfirmoi këtë fakt duke mbërritur në përfundimin se grupi i posaçëm i inspektimit i ngritur për të verifikuar situatën në terren ka konstatuar se dy objekte kanë pësuar ulje, pikëpyetjet e para kanë nisur: ç’do të ndodhë më pas?

Dilemat bëhet edhe më të mëdha po të lexosh një artikull të revistës ekonomike Monitor, e cila ka kaluar në filigran bilancet e shoqërisë “Durrës Marina sha”, ku rezulton se pjesën më të madhe të riskut në këtë aventurë nuk e ka marrë investitori nga Gjiri Persik, por qytetarët shqiptarë që kanë blerë ende pa u hapur gropa, madje edhe pa u marrë leja.

“Durrës Marina sha”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, sipas të dhënave nga bilanci, ka arkëtuar nga klientët rreth 42 milionë euro në periudhën 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “në ajër”,shkruan Monitor.

Po aty mësohet se Eagle Hills Real Estate Development, që përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, ka hedhur brenda kësaj kohë vetëm 7 milionë euro.

Duke parë këto shifra të ndërtimit të godinave të para kuptohet tepër lehtë se si, në marrëveshje me qeverinë shqiptare që zotëron një të tretën e aksioneve, e gjithë barra e riskut është hedhur mbi shpinën e blerësit shqiptar. Por historia nuk përfundon këtu.

Në kontratën skandaloze që është votuar edhe në parlament parashihet që qytetarëve tu merren paratë pa asnjë lloj garancie. Aty parashikohej që 40% e vlerës së apartamenteve të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit.

Pra praktikisht klienti është i pambrojtur dhe ai merr përsipër të gjithë riskun e investimit.

Në këtë rast qytetari shqiptar është dy herë i abuzuar, jo vetëm si klient por edhe si taksapaguesi i këtij vendi. Sepse, së pari, toka e portit të Durrësit është dhënë falas.

Së dyti, sepse ky “investim strategjik” që është përjashtuar edhe nga taksa e ndikimin në mjedis (rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve), sërish aplikon çmimet më të larta në treg.

Së treti, sepse propaganda se Alabari dhe grupi Emaar do të investonin mbi 2 miliardë euro rezultoi një mashtrim i madh dhe ndërtimi po bëhet me paratë e shqiptarëve dhe nga kompani vendase.

Së katërti, se për këtë flluskë manipulative të shitur si një investim i huaj, publiku po humbet portin strategjik të Durrësit më të madhin në vend, kur ende nuk dihet se kur do të bëhet dhe sa do të kushtojë zëvendësuesi i tij në Porto Romano.

“Historia e projektit Durrës Marina nxjerr të humbur jo vetëm ata që kanë blerë apartamente, por të gjithë qytetarët shqiptarë. Po prishet një pasuri që vlen qindra milion euro siç është Porti i Durrësit, me paratë e taksave të shqiptarëve po financohet një projekt tjetër që kushton 390 milion euro vetëm për Fazën e Parë, që t’i hapim rrugën investimit 13.3 milion euro (bashkë me kapitalin që ka shtuar në 2025-n) të kompanisë nga Dubai, Eagle Hills Real Estate!”, shkruan në Facebbokun e saj gazetarja ekonomike Ola Xama.

Këtij abuzimi të disafishtë, ku edhe publiku humbet edhe ai që investon paratë e tij ka risk të lartë, tani i është shtuar edhe frika për fundosjen e dy prej pallateve të para që kanë filluar të ngrihen, e konfirmuar edhe nga Inspektoriati Kombëtar i Territorit.

Por, ndonëse ky institucion ka lënë detyra urgjente për kryerjen e përforcimeve të menjëhershme teknike nga kompanitë nënkontraktore që janë rekrutuar me tarifa tejet të lira, ky nuk është problemi i vetëm i këtij investimi. Mjedisi në këtë zonë sikusrse e ka pranuar vetë kompania është shumë i ndotur nga qymyri i portit, për pastrimin e plazhit duhen shpenzuar shifra maramendëse, pasi shtresat e tokës janë të kontaminuara,  deti është me flamur të kuq, si pasojë e sasive të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza. A mund të kthehen ato në gjendje normale?

Ky është një risk tjetër që duhet të marrë parasysh secili klient që shpie paratë tek porti i Alabarit edhe po kapërceu faktin që është dyfish i abuzuar edhe si klient që merr përsipër të gjithë riskun mbi vete edhe si qytetar i këtij vendi që është më i varfër, falë zhvatjes së një prone publike./Lapsi.al

Para

Letra “sekrete” e Trump për JD Vance bëhet virale: Nëse vdes…

Pas

Përndiqte ish-të dashurën pas ndarjes pas 17 viteve, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq policin!

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.