E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

BISEDAT/ Trafikantët e kokainës nxjerrin emrin e biznesmenit Samir Mane në Green Coast , 3 milionë euro për lejen

Korrieri nga Korrieri
18 Qershor, 2026
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! Përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në fund të janarit të vitit 2021, një grup i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës i ktheu sytë nga njëri prej projekteve më të lakmueshme të bregdetit shqiptar – resorti Green Coast buzë detit Jon në Palasë.

Përmes aplikacionit SKY ECC, anëtarët e këtij grupi nisën të shkëmbenin fotografi të projekteve të zgjerimit të resortit dhe të shprehnin interes për të investuar atje. Më aktivë mes tyre shfaqen Alfredo Hamzai dhe Artur Koçeku – dy persona të akuzuar së fundmi nga SPAK për trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Bashkimit Europian.

Hamzai fotografon mbi ekran një sipërfaqe toke anash projektit “Green Coast 2” dhe e pyet Koçekun nëse e kishte marrë lejen.

“Duhet të paguaj ca lekë për ta hequr nga zona e gjelbër dhe e vendos për të ndërtuar,” citohet të këtë thënë Koçeku në mesazhet e SKY ECC.

Të dhënat e siguruara nga një hetim i gjerë i Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë megjithatë se Hamzai dhe Koçeku tentuan një rrugë më të shkurtër. Sipas dosjes hetimore, ata i kërkuan biznesmenit Ilir Shtufi të ndërmjetësonte me biznesmenin Samir Mane, që ky i fundit të përfshinte tokën e tyre në projektin “Green Coast” dhe t’u mundësonte lejet.

“Nga analiza e bisedës, arrihet në përfundimin se marrëveshja me Samir Manen është që ky i fundit të marrë pagesën prej tre milionë euro dhe do kryejë ndërtimin e 40 vilave, nga të cilat, 20% do i jepen personit nën hetim Alfredo Hamzai. Sa i përket hotelit, Artur Koçeku shprehet se e ka kërkuar hotelin me 120 dhoma dhe do jetë i këtij të fundit dhe Hamzait,” thuhet në dosjen e SPAK.

Hamzai dhe Koçeku nuk ishin të vetmit.

Edhe Artur Shehu – një personazh kontrovers me origjinë nga Vlora, i shpallur në kërkim për pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, kishte sipas SPAK një kontratë sipërmarrje me kompanisë Green Coast për zhvillimin e një sipërfaqe prej 22, 629 metra katrorë tokë në pronësinë e tij.

Shehu është gjithashtu një ndër personat kyçë të projektit turistik të Zvërnecit përmes shitjes së tokës në favor të një kompanie në pronësi të investitorëve nga Katari, vëllezërve Al Khayyat. Por shumëfishimi i vlerës së tokës nga 5.5 milionë euro në 122 milionë euro brenda pak muajsh po hetohet nga Prokuroria e Posaçme nën dritën e pastrimit të parave, ndërkohë që dyshohet se origjina e tokës është e falsifikuar.

Biznesmeni Samir Mane, pronar i grupit Balfin që ka zhvilluar resortin Green Coast, nuk është mes rrethit të njerëzve nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, por oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan kontrolle në zyrat e biznesit të tij gjatë fundjavës. Gjithashtu, pasuri të lidhura me 9 vila në “Green Coast” u sekuestruan me vendimin të Gjykatës së Posaçme.

Grupi “Balfin” i hodhi poshtë si të pabazuara dhe të pavërteta pretendimet e ngritura në dosjet e SPAK mbi marrëdhënie të mundshme financiare apo bashkë-investime me Hamzain dhe Koçekun.

“Duhet theksuar se nuk ka ekzistuar asnjë shkëmbim apo transaksion financiar midis z. Mane dhe personave të përmendur nga ju. Asnjëri nga personat e cituar nuk është dhe nuk ka qenë investitor apo bashkë-investitor në projektin Green Coast. Struktura e pronësisë dhe e investitorëve të projektit është e qartë dhe e dokumentuar,” deklaroi “Balfin” përmes një zëdhënësi.

Balfin sqaroi më tej se “Green Coast” kishte një kontratë këmbimi për një sipërfaqe të kufizuar toke, me përqindje të dakordësuar paraprakisht, duke e quajtur atë një marrëdhënie të zakonshme tregtare që nuk nënkupton asnjë formë partneriteti, bashkëpronësie apo investimi të përbashkët në projekt.

“Çdo kontratë këmbimi e lidhur nga kompania është realizuar duke u bazuar rreptësisht në dokumentacionin zyrtar të pronësisë, i certifikuar nga institucionet kompetente shqiptare, dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Kompania ka vepruar në mirëbesim të plotë, duke u mbështetur në dokumentet zyrtare shtetërore dhe duke respektuar të gjitha procedurat ligjore të kërkuara,” deklaroi Balfin.

Bisedat në Sky ECC

Kompleksi “Green Coast” shtrihet në një sipërfaqe mbi 67 hektarësh në plazhin dikur të virgjër që njihet si Dhraleo ose Rrugët e Bardha në Palasë. Prej vitit 2015, qeveria e kryesuar nga Edi Rama i dha kompleksit statusin e investitorit strategjik në fushën e turizimit.

Komunikimet përmes aplikacionit SKY ECC në dosjen e SPAK derivojnë nga hetimet e kryera nga autoritetet spanjolle dhe belge ndaj Artur Shehut, Ardian Ramës dhe personave të tjerë lidhur me takime të zhvilluara në Majorka të Spanjës, në Aruba apo në Belgjikë. Qëllimi i këtyre takimeve sipas SPAK ishin marrëveshjet e biznesit për trafikimin e drogës dhe projektet e ndërtimit në Tiranë dhe në bregdet.

Mes komunikimeve të përfshira në dosje për vitet 2020 dhe 2021 përmendet disa herë emri i kompleksit Green Coast dhe i biznesmenit Samir Mane. Roli i Manes në dosje mbetet i paqartë, por në analizë të bisedave, Prokuroria pretendon se personat e implikuar në trafik po planifikonin ta paguanin atë për të përfshirë tokën e tyre brenda perimetrit të resortit.

Alfredo Hamzai, Artur Koçeku (alias Luçiano Koçeku) dhe Artur Shehu kishin interesa pronësie në Palasë dhe po përpiqeshin prej disa kohësh që t’i zhvillonin ato.

Në një nga bisedat e zbardhura të datës 26 gusht 2020, Hamzai, i njohur ndryshe edhe si Genci Bedini, udhëzon Orest Sotën për kryerjen e procedurave për marrjen e një lejeje për tokat në Palasë, duke përfshirë në diskutim edhe Klodian Jahjan – një ish-zyrtar i Kadastrës i akuzuar më herët për përvetësim pronash.

Bisedat përshkruajnë gjithashtu një rreth të mbyllur planifikimi, ku Ardian Zykaj kishte projektet e mëparshme të Green Coast dhe vazhdonte diskutimet edhe me Adrian Ramën, i identifikuar në dosje si “I gjati”.

Por në janar të vitit 2021, ata i ndryshojnë planet dhe i kërkojnë Ilir Shtufit që të negociojë me Samir Manen përfshirjen e tokës së tyre në kompleksin “Green Coast”. Më 24 shkurt 2021, Koçeku i përcjell Hamzait mesazhin se Ilir Shtufi kishte kryer takimin dhe se “Zamiri” kërkonte 3 milionë euro për të integruar pronën e tij në kompleks. Bisedat sugjerojnë se Hamzai dhe Koçeku kishin rënë dakord për pagesën me qëllim përfshirjen në projektin rezidencial.

SPAK shpjegon një modus operandi të përdorur nga grupi, i cili e përdorte tokën si kapital hyrës nëpër projekte zhvillimi. Më pas, vlera e saj materializohej në vila, apartamente apo pagesa bankare.

Në vendimin e sekuestros nr. 432, GJKKO vendosi bllokimin e disa pasurive të lidhura me “Green Coast”/Gjilekë, si dhe të shumave të dyshuara si përfitime nga shitjet apo transaksionet. Në total, vendimi përfshin 9 vila, me sipërfaqe të dokumentuara që arrijnë të paktën 2,615 m² truall/parcela dhe 1,109.2 m² sipërfaqe ndërtimi.

Lidhja me Artur Shehun

Artur Shehu u rikthye në qendër të vëmendjes ditët e fundit për përfshirjen në transferimin e pronave në projektin kontrovers të Zvërnecit. Shehu rezulton gjithashtu i përfshirë si posedues dhe shitës i disa vilave në resortin “Green Coast”.

Në dosjen e SPAK, Shehu del si një nga nyjet kryesore të transaksioneve me toka në Palasë/Gjilekë, të lidhura me kompleksin turistik. Sipas prokurorisë, toka e dyshuar si e përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara u përdor për kontratë sipërmarrjeje me “Green Coast”; më pas kompania lidhi marrëveshje shkëmbimi me Shehun. Sipërfaqja prej 22,629.2 m² u copëzua më tej dhe u përdor për shitje apo kalim të drejtash ndërtimore në favor të palëve të treta.

“Green Coast bëhet pronar i pasurisë së shkëmbyer […] dhe Arturi bëhet pronar i një sipërfaqe toke dyfish më të madhe,” thuhet në dosje.

Një tjetër lidhje me projektin kalon përmes një sipërfaqeje prej 11,500 m² tokë “kullotë dhe pyll” në Gjilekë/Palasë, e cila fillimisht ishte blerë nga Shehu dhe më pas iu kalua bashkëshortes së tij. Edhe kjo tokë dyshohet se u vendos në dispozicion të “Green Coast” dhe “Green Coast 2” për realizimin e resortit, në këmbim të një pjese të volumit të ndërtimit dhe të sipërfaqeve ndërtimore në vila e apartamente.

Nga transaksionet që prokuroria i lidh me Shehun, përfitimet e identifikuara arrijnë në disa milionë euro.

Në total, për këtë pjesë të dosjes kërkohet sekuestro mbi 6,703,702 euro. Sipas dokumentit, sekuestroja synon 45 llogari bankare: 6 të shoqërisë “Adhenis”, 4 të një personi nën hetim që sipas dosjes vepronte de facto për llogari të Shehut dhe 35 të përfaqësuesit të përdorur në transaksione. Në thelb, skema përshkruhet si përdorim i tokës për të siguruar të drejta ndërtimore në “Green Coast”, shitje të këtyre të drejtave apo vilave te palë të treta dhe rikthim i përfitimeve financiare përmes llogarive të lidhura me Shehun.

Me vila në të njëjtin kompleks lidhen edhe anëtarë të tjerë të dyshuar të grupit, si Adrian Rama, Erjon Rama dhe Arben Ismailaj, të gjithë nën hetim nga SPAK në këtë procedim penal.

Ndryshe nga pretendimet e SPAK, grupi “Balfin” i tha BIRN se projekti i Green Coast ka ndjekur me rigorozitet të plotë kornizën ligjore dhe institucionale të vendit, ndërsa shtoi se ishte në dispozicion të autoriteteve për çdo sqarim të nevojshëm. /BIRN

Etiketat: artur kocekudrogagreen coastilir shtufikokainepalasesamir mane
Para

14 masa sigurie/ Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, në kërkim zv.drejtori

Pas

Policia konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë në Cerujë, dyshohet të jetë Eglant Koçi

Nga Kategoria

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh
Aktualitet

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Aktualitet

Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë

17 Gusht, 2026
10.3k
17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit
Aktualitet

17 vite pas plagosjes së vëllait, konflikti i vjetër që riktheu përplasjen mes Boriçit dhe Bitocit

17 Gusht, 2026
10.4k
Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person
Aktualitet

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë

17 Gusht, 2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

13 Gusht, 2026
10.3k
Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës: 3 mijë gjoba, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

16 Gusht, 2026
10.4k
Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, RENEA e kap pranë banesës me kallashnikov dhe 3 krehëra fishekësh

17 Gusht, 2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Euro “stacionohet” poshtë 93 lekëve, prek minimum të ri historik

17 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

Fluks i lartë në kufirin me Greqinë, mijëra qytetarë kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

15 Gusht, 2026
10.4k

Boom-i Javës

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

Dhuna ndaj shefit të Krimit në Sarandë zbulon sëmundjen e vjetër të Policisë: Efektivë elitarë që punojnë si roje private

17 Gusht, 2026
10.5k
Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

Emrat/ Atentati në Elbasan, policia: Në pranga 52-vjeçari, sekuestrohet pistoleta

15 Gusht, 2026
10.4k
Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

Kush është 52-vjeçari i arrestuar për atentatin ndaj Mir Batocit në Elbasan?

15 Gusht, 2026
10.4k
Samir Mane , njeriu i Millosheviçit Miroslav Miskovic dhe historia e oligarkut shqiptar që thotë se e nisi duke shitur qofte

Shteti i jep lehtësi e prona, Samir Mane nxjerr me urgjencë kapitalin jashtë: Kujt i shërben “investitori strategjik” nëse nuk e ri investon paranë në Shqipëri?

16 Gusht, 2026
10.4k
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro, por kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie

Qiratë “dëbojnë” çiftet e reja nga Tirana, 97% e pagës neto shkon për strehimin: Familjet zhvendosen në Elbasan e Durrës

14 Gusht, 2026
10.4k
Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

Vrasja e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli në Maliq, prokuroria hetim zinxhirit drejtues të policisë së Korçës

14 Gusht, 2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.