E martë, 15 Shtator, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tatimet do të monitorojnë në kohë reale të gjitha transaksionet në kriptomonedha

Korrieri nga Korrieri
20.07.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Tatimet do të monitorojnë në kohë reale të gjitha transaksionet në kriptomonedha
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Çdo qytetar shqiptar që kryen transaksione në kriptomonedha, brenda apo jashtë vendit, do të raportohet në kohë reale tek administrata Tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shkëmbejë në kohë reale me autoritetet tatimore të vendeve të Bashkimit Europian të dhënat për transaksionet me kriptomonedhat, që kryhen nga shtetas shqiptarë apo ata të Bashkimit Europian.

Detyrimi buron nga një projektligj i ri, që është propozuar nga ministria e Financave. Ky draft ngarkon administratën e Tatimeve të monitorojë në kohë reale transaksionet me kriptomonedhat dhe të shkëmbejë informacion me vendet e Bashkimit Europian.

Tatimet do të monitorojnë në kohë reale të gjitha

“Projektligji adreson nevojën për krijimin e një kuadri të posaçëm ligjor që rregullon raportimin dhe shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto-asetet, një fushë e cila nuk mbulohet nga legjislacioni aktual shqiptar mbi shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare,” thuhet në relacionin e projektligjit.

Kripto-asetet kanë fituar përdorim të gjerë në nivel ndërkombëtar dhe karakteri i tyre ndërkufitar krijon mundësi për transferimin e pasurisë jashtë mekanizmave tradicionalë të raportimit financiar.

Sipas ministrisë së Financave, në mungesë të një kuadri të harmonizuar raportimi, administratat tatimore kanë vështirësi në identifikimin e pronësisë së kripto-aseteve dhe të ardhurave që burojnë prej tyre, duke rritur rrezikun e evazionit fiskal.

Projektligji i propozuar detyron platformat që ofrojnë shërbimet e pagesave apo konvertimit të Kripto-Aseteve të zbatojnë proçedurat e kujdesit të duhur, të identifikojnë përdoruesit e raportueshëm, të mbledhin informacion dhe të raportojnë në mënyrë periodike pranë Autoritetit Tatimor për transaksionet e kriptomonedhave.

Njëkohësisht, projektligji përcakton kompetencat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për administrimin e sistemit të raportimit, regjistrimin e operatorëve të kripto-aseteve, kontrollin e përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe shkëmbimin automatik të informacionit me autoritetet kompetente të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Para

Paratë e ndihmës ekonomike për familjet e varfra u lanë në kumar nga drejtoresha e Postës

Pas

Nga shkretëtira e Saharasë te Kupa e Botës: Historia prekëse e Nico Williams dhe sakrificës së prindërve të tij

Nga Kategoria

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë
Aktualitet

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

15.09.2026
10.3k
“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…
Aktualitet

“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

15.09.2026
10.3k
I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai
Aktualitet

I njohur për famën e arratisjeve nga burgjet greke, si mori 16 ditë leje Alket Rizai

15.09.2026
10.3k
Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë
Aktualitet

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

15.09.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK nis hetimet pas audiopërgjimeve të publikuara nga Ahmetaj/ Në biseda përmenden TIMAK, KAYO dhe tenderat: “Kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane”

SPAK nis hetimet pas audiopërgjimeve të publikuara nga Ahmetaj/ Në biseda përmenden TIMAK, KAYO dhe tenderat: “Kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane”

09.09.2026
10.4k
Edi Rama është shkaktari i konfliktit të biznesmenëve në Vlorë

Kadastra kujtohet për Palasën pas skandaleve: kontroll “derë më derë” aty ku shteti ka humbur çelësat e pronësisë

08.09.2026
10.4k
Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

Prostitucion me “rezervim” online në Tiranë, arrestohen tre vajza të huaja!

11.09.2026
10.4k
“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

15.09.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11.09.2026
10.4k
Trump publikon “hartën e re” të SHBA-ve: Kanadaja, Meksika, Karaibet, Groenlanda dhe Islanda nën flamurin amerikan

Trump publikon “hartën e re” të SHBA-ve: Kanadaja, Meksika, Karaibet, Groenlanda dhe Islanda nën flamurin amerikan

08.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin

09.09.2026
10.4k
Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

Drejtori i UKT-së i hoqi gruan nga puna, nipi i i “Mandelës së Elbasanit” e dhunoi/ Reagon policia: E pamë në media!

10.09.2026
10.4k
SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

11.09.2026
10.4k
“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës së sekuestruar të Ballukut: Me 2 vaska hidromasazhi!

10.09.2026
10.4k
Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

Nga telendisja e Ergys Agasit pas arrestimit pa dijeninë e Ramës te ndikimi i Ballukut, pse e hoqi Rama-Lamallarin?

11.09.2026
10.4k
“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

“S’di ça të them për përgjimet” – Ortakja shqiptare e Ron Yefet: Ai do investojë 70 milionë euro, dhe ka nisur! Në fundvit kalojmë miliarda, do e shihni

11.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.