E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Sulmi i pahijshëm i Ramës nga frëngjia e FB ndaj SPAK dhe GJKKO

Korrieri nga Korrieri
12.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Sulmi i pahijshëm i Ramës nga frëngjia e FB ndaj SPAK dhe GJKKO
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Rama reagoi për herë të parë pas arrestimit të Kryebashkiakut Veliaj nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ditën e djeshme, 10 shkurt 2025.

Për më shumë se 55 minuta Rama bëri të ditur në kamerën e celularit të tij dhe shumë larg gazetarëve, se i ka ardhur fundi kohës ku ai nuk do të komentojë veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Sipas tij, procesi i mbajtur ndaj Kryebashkiakut Veliaj është i çuditshëm duke e lënë kryeqytetin “pa kokë” ndërkohë që nuk është bërë gjyqi për Veliaj, i cili prej ditës së djeshme qëndron në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” dhe nesër, 12 shkurt, së bashku me bashkëshorten e tij, Arjola Xoxe do të dalë përpara trupës së Gjykatës së Posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Ai e quajti hetimin ndaj Veliajt si “pjellë të një novele anonime” ndërkohë që sulmoi drejtuesin e SPAK duke thënë se gjatë kohës kur vendi nuk kishte një prokurori të Posaçme Dumani nuk bëri asgjë për dosjen e “21 Janarit”.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi ditën e djeshme mbajtjen e takimit të drejtpërdrejtë, që e cilëson si rubrika “Sy m’sy”, me ndjekësit në rrjetet sociale rreth qëndrimit të tij për arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër nga Gjykata e Posaçme.

Kryeministri zgjodhi të “bashkëbisedonte” përballë ekranit për plotë 55 minuta dhe 42 sekonda, gjatë të cilave nuk munguan as momentet e tensionit teksa godiste tavolinën për shkak të problemeve teknike, e as kritikat rreth mënyrave se si është zhvilluar procesi i Veliajt nga SPAK.

Rama deklaroi se ka mbyllur fazën ku nuk komentonte asgjë nga veprimtaria e SPAK, pasi sipas tij, në punën e SPAK ka probleme që nuk shkojnë.

“Në punën e SPAK-ut ka probleme që nuk shkojnë… e konsideroj të mbyllur fazën ‘no comment’. Ne do të ndërtojmë një qëndrim konstruktiv, do të bëjmë sa më shumë që jemi në gjendje për gjërat që nuk funksionojnë siç duhet,” – tha Kryeministri ndërkohë që e krahasoi zhvillimin e procesit të Erjon Veliajt me veprat e letërsisë absurde të Franc Kafkës. 

“Rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do të duhen kohë për të shpjeguar. Ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht e më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi, intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit e kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës”, – u shpreh Rama ndërsa shtoi se vendimi i gjykatës ka hequr kokën nga shpatullat e Bashkisë Tiranë si pasojë e një procesi hetimor të çuditshëm pa gjyq.

“Do të mundohemi të krijojmë opinion të konsoliduar për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat Bashkisë së Tiranës. Duke e lënë pa drejtim një kryeqytet me 1 mijë e 1 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë anonime, që ka pjellë një roman me 400 faqe ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë kanë arritur në pikën që dhe një nënë të një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim,” – tha Kryeministri ndërkohë që ka komentuar si “llum që qarkullon” faktin se në dosjen e SPAK Veliajt i kërkohet llogari për shtëpinë e vjehrrit të tij, të blerë në kohën kur ai nuk kishte pushtet.

Rama deklaroi se është vullneti i Partisë Socialiste për të luftuar korrupsionin, duke sjellur si shembull se kur Altin Dumani ishte një prokuror i dosjes së “21 Janarit” nuk ka bërë asgjë.

“Altin Dumani, që është drejtues i SPAK, e ka pasur ‘21 Janarin’ në tavolinë dhe më parë kur ka qenë në prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i ‘21 Janarit’. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin,” – tha Rama përballë ndjekësve të tij në Facebook, të cilët sipas një hulumtimi të realizuar nga ACQJ numri i komentuesve dhe ndjekësve të rremë është i lartë.

Por pavarësisht audiencës që Kryeministri ka në Facebook, pretendimet e deklaruara nga Kryeministri se procesi ndaj Veliajt “është i çuditshëm” nuk është i vetmi sulm që SPAK ka marrë nga politikanët shqiptarë.

Altin Dumani, drejtuesi i SPAK është akuzuar edhe nga deputetet opozitarë se puna e SPAK është joprofesionale, apo më keq, e kontrolluar nga Qeveria, kreu i së cilës pas arrestimit të Erion Veliajt i dha fund periudhës që “nuk do të komentojë“ veprimet e SPAK.

Raporti vjetor i SPAK-ut tregon se përgjatë për tre vite janë regjistruar 708 procedime me 575 persona nën hetim “në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Nga këto, 447 çështje me 212 persona nën hetim janë regjistruar për veprën penale të “korrupsionit”. /korrieri

Para

Pastrim parash dhe kasaforta e Veliajt, arrestimi i Elman Abule , roli i Kristian Boçit dhe Vladimir Avramit në 50 mln euro të sekuestruara

Pas

DOSJA/ Meriman Palushi financoi 50 mijë euro festivalet e Ajola Xoxës, pasi mori leje ndërtimi

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.