E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Me 50-shen hani vetëm bukë”/ Hapësirat publike dhe abuzimet, përgjimet që zbulojnë rrjetin e inspektorëve. Shefi i sektorit e thotë hapur: Si i zhvasim bizneset 

Korrieri nga Korrieri
13.09.2025
në Aktualitet, Investigim
A A
“Me 50-shen hani vetëm bukë”/ Hapësirat publike dhe abuzimet, përgjimet që zbulojnë rrjetin e inspektorëve. Shefi i sektorit e thotë hapur: Si i zhvasim bizneset 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në mesin e një vere me temperatura ekstreme, kur termometri i kapërceu 40 gradë, kryeministri ndërmori një aksion të paprecedentë për lirimin e hapësirave publike në qytetet kryesore të vendit.

Dhe siç ishte e pritshme, vëmendja kryesore për zbatimin e këtij urdhëri kryeministror u përqendrua në Tiranë, aty ku prej vitesh shkelja e ligjit bëhej në bashkëpunim mes zaptuesve abuzivë të hapësirave publike dhe Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, e cila prej 9 vitesh u drejtua nga Arli Naska.

Për këtë, zotëria në fjalë, duke bashkëpunuar me inspektorët e tij kishin krijuar një skemë abusive që gjeneronte çdo muaj miliona lekë.

Në një audio-regjistrim të mbërritur në redaksinë e Piranjave, tregohet fare qartë skema abuzive që kanë përdorur inspektorët e bashkisë për përfitime vetjake në kurriz të taksave të qytetarëve.

Personi i regjistruar në këtë audio, teksa i rrëfen skemën abusive një zonje të panjohur, është Gerd Mihali, shef sektori pranë DPTTV për zonën 1.

Ai zvërthen me detaje një skemë të frikshme të një abuzimi të dyfishtë, së pari me shfrytëzimin e hapësirës publike të përdorur si pronë private dhe së dyti me taksimin minimal të subjekteve, në këmbim të zarfeve nën dorë, që ky grup kriminal merrte në këmbim të favoreve.

Ai thotë se duke qenë inspektor zone, të jep shumë avantazhe kur ti ngrihesh në detyrë sepse sipas tij, ti duke njohur një zonë të caktuar, s’ka rëndësi, qoftë Laprakë, Astir apo Tiranë e Re, i njëjti modalitet pune është.

Thjesht ndryshojnë fytyrat edhe s’ka ndonjë gjë. Bizneset po ato janë.

Në të vërtetë me qetësinë dhe me sigurinë që flet, e gjitha ngjan me një bisedë pune në të cilën sqarohen detyrat dhe objektivat.

Këtu kuptohet, nuk bëhet fjalë për të vjelur taksa përbashkinë, por për arkën paralele të këtij grupi kriminal.

Me mënyrën sesi ai e rrëfen, e kthen gjithçka në normale, aq sa thuajse e legjitimon vjedhjen që kanë kryer.

Gjithashtu ai shprehet se në këtë sektor dhe në këto përfitimi ka menduar dhe për gjendjen emocionale të punonjësve të tjerë duke mos ua kërkuar të gjitha fitimet e terrenit.

“Unë jua kam thënë ne mbledhje… O k***, unë nuk po ju kërkoj 50-shen, se di që ju duhet për naftë, do hani bukë, do pini kafe…. do q*** edhe p***..\/piranjat

Para

Kreu marrëdhënie me infermieren në mes të operacionit, mjeku: Isha i stresuar! 

Pas

Raporti i KLSH: Liqeni Artificial i Tiranës i sëmurë nga ndotja, institucionet nuk vepruan

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.