E shtunë, 3 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

Korrieri nga Korrieri
20.10.2025
në Botë
A A
La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Media italiane La Repubblica i ka kushtuar sërish një artikull kampit të emigrantëve në Gjadër. Në artikull thuhet se një vit pas inagurimit më 14 tetor 2024, kampi po rezulton një projekt tejet i kushtueshëm dhe thuajse i paefektshëm. Pavarësisht deklaratave të përsëritura të kryeministres italiane Giorgia Meloni se “qendrat në Shqipëri do të funksionojnë”, situata pritet të mbetet e pandryshuar të paktën deri në verën e ardhshme, kur mund të hyjë në fuqi Pakti i ri i BE-së për azilin dhe emigracionin, një zhvillim që ende nuk ka marrë konsensusin e shteteve anëtare.

“Qendra, e inauguruar më 14 tetor 2024, është kthyer në një “katedrale në shkretëtirë”, një strukturë e madhe, por thuajse gjithmonë bosh. Nga 880 vende të planifikuara, vetëm 400 janë funksionale, ndërsa burgu i parashikuar nuk është hapur kurrë. Ndërkohë, kontingjentet e policisë dhe të agjentëve të burgjeve vazhdojnë të patrullojnë një hapësirë pa të strehuar,”-thuhet në tekst.

Sipas dokumenteve të protokollit Itali–Shqipëri dhe planifikimit qeveritar, për funksionimin e dy qendrave (në Gjadër dhe Shëngjin) janë parashikuar 653 milionë euro për pesë vite. Kjo përfshin ndërtimin e qendrave, kontratën me operatorin Medihospes, shpenzimet për misionet e policisë dhe kostot e larta të transportit me anije dhe avionë nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo përkthehet në mbi 130 milionë euro në vit.

Duke marrë parasysh se deri më 25 korrik kanë kaluar vetëm 111 migrantë nëpër këto qendra, kostoja për person kap vlerën astronomike prej mbi një milion euro. Ky është çmimi që, sipas raportit të Altraeconomia, kanë paguar taksapaguesit italianë për një projekt që Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka vendosur se nuk mund të përdoret për të ndaluar azilkërkuesit nga vende të sigurta.

Për më tepër, sipas të njëjtit raport, Medihospes, kompania që fitoi menaxhimin e qendrave për 133 milionë euro për dy vitet e para, nuk ka nënshkruar ende kontratën me prefekturën e Romës, edhe pse kanë kaluar 17 muaj nga përfundimi i tenderit, kur afati maksimal për finalizimin e kontratës ishte 60 ditë.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, kishte shpresuar që Pakti i ri europian për azilin dhe emigracionin do të mundësonte funksionimin e plotë të qendrës në Gjadër, por kjo mundësi duket gjithnjë e më larg, pasi shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të mos bien dakord për linjat operative të paktit./La Repubblica

Para

Prej disa ditësh në grevë urie, rëndohet gjendja shëndetësore e 3 naftëtarëve të ‘Bankers’

Pas

Shpopullimi i Shqipërisë! 70% e bashkive me shtesë natyrore negative

Nga Kategoria

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP
Aktualitet

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën
Botë

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k
ANALIZA: Putini ka “zgjuar” Gjermaninë. Një ditë Rusia do të pendohet për NATO-n 
Aktualitet

Përshkallëzohen tensionet mes Berlinit dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman dhe i kujton Luftën e Dytë Botërore

27.09.2026
10.4k
Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen
Botë

Partia gjermane AfD është aq ekstreme, saqë edhe partitë e tjera të së djathtës ekstreme në Europë po distancohen

27.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

27.09.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.