E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

GËRDECI/ Trondit Packouz: Mihal Delijorgji mori kontratën e paketimit, si u vra Kosta Trebicka , Ylli Pinari dhe fishekët

Korrieri nga Korrieri
11.12.2024
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
GËRDECI/ Trondit Packouz: Mihal Delijorgji mori kontratën e paketimit, si u vra Kosta Trebicka , Ylli Pinari dhe fishekët
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

GËRDECI/ “Koka e mafias shqiptare”, trondit Packouz: Mihal Delijorgji mori kontratën e paketimit, si u vra Kosta Trebicka , Ylli Pinari dhe fishekët

David Packouz, në një intervistë të gjatë në Podcast-in “Connect” në datën 7 korrik të këtij viti, ka folur dhe për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregëtinë e municioneve.

SHIKONI VIDEON

Ndër të tjera, ai përmend dhe takimet për kontratën 300 milionë dollarë me zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

GËRDECI/ “Koka e mafias shqiptare”, trondit Packouz: Mihal Delijorgji mori kontratën e paketimit, si u vra Kosta Trebicka , Ylli Pinari dhe fishekët

Më poshtë e zbardhur e plotë pjesa që ai flet për marrëdhëniet e tij dhe Diverolit në Shqipëri:

Ai shkon në Shqipëri. Dhe flet me kreun e kompanisë së eksportit Ylli Pinari dhe i tregon dokumentet. Ylli i hedh një sy dokumenteve dhe i thotë “mos më trego dokumente false.”

Wow!!! Ata janë shqiptarë. Mbretër në falsifikimin e dokumeteve.

E kuptoi direkt. Ai (Ylli Pinari, asokohe drejtor i MEICO) njeh industrinë. Ai e di që ka çmimin më të ulët. Ai e di që çekët dhe ukrainasit nuk do japin çmime më të lira se ai.

Sepse atyre do t’ju duhet të paguajnë për t’i çmontuar nëse nuk i shesin. Kështu që ai e dinte që kishte çmimin më të ulët. Ai e kuptoi direkt, ndaj i tha “mos më trego dokumentet e tua false”.

Efraimi vazhdoi duke e bezdisur: “Më duhet me patjetër kjo.

Duhet të më japësh një ofertë më të mirë. Punojmë bashkë direkt, nuk na duhet Henri. Do të kem biznes tjetër me ty në të ardhmen.

Jemi në proces të fitimit të kontratave të tjera. Të betohem!”


Në fund Ylli thotë: Do të rregulloj një takim me personin që do ta marri këtë vendim. Dhe siguron një takim me personin që quhej Delijorgji.

Delijorgji, morëm vesh më vonë, ishte kreu i mafias shqiptare.

Dhe në një farë mënyre është i përfshirë me këtë dhe është i lidhur me djalin e kryeministrit, që ishte prezent në takim.

Kështu bëhet gjithandej, në Rusi dhe në shumë vende të lindjes.

Qeveria dhe Mafia punojnë dorë me dorë me njëra tjetrën.

Totalisht.

Delijorgji i thotë Diverolit, që e di që do çmim më të mirë për municionet dhe e di që je duke paguar dikë tjetër, Kosta Trebickën, një shqiptar tjetër, për të ripaketuar municionet.

Kështu që pse nuk ma jep mua kontratën për ripaketimin. I ripaketoj unë, bëj para nga kontrata e ripaketimit dhe mund të të jap një çmim më të lirë për municionet.


Dhe Efraimi thotë po. Më duket ide shumë e mirë. Ai është i ikur, hajde të fillojmë! Dhe fillojnë për të ripaketuar municionet.


Kosta, që kishte në pronësi kompaninë e paketimit, më merr në telefon dhe më thotë: “Kam marr vesh që ju do ndryshoni furnizuesin e paketimeve. E kuptoj, është thjesht biznes, nuk më ka mbetur hatri.

Por mua më kanë ngelur në dorë 20000 dollarë kuti që po planifikoja t’i përdorja në këtë kontratë. Juve do t’ju duhen këto gjithsesi, prandaj pse nuk i blini nga unë, që mos të humb 20000 dollarë me këto kutia?


Unë i thashë Efraimit, pse nuk i blejmë këto kuti nga ai?


E di si është puna?


Delijorgji s’do të ketë punë me atë. I kanë blerë kutitë. Nuk i duhen. Atëherë, pse nuk i japim 20000 dollarë, se e kemi lënë në baltë.


Diviroli thotë: pse ça do bëjë?


Efraim, ai di çdo gjë. E di për ripaketimin edhe pse ne po e bëjmë këtë. Jepi 20000 dollarë. Kemi një kontratë 300 milionë dollarë. Le të mos e dhjesim. Dhe mbi të gjitha është shqiptar.

Ti je në Shqipëri. Në këtë pikë Efraimi kishte ikur nga Shqipëria dhe njerëzit me të cilët po bënim këtë marrëveshje ishin krim i organizuar dhe nuk do ta lejonin këtë njeri që të bënte gjë. Kështu që me tha: ça do bëjë? S’ka për të bërë asgjë. Mos u merr më me këtë punë.

I thashë që kjo ishte ide shumë e keqe, por janë paratë e tua. Kosta u mërzit shumë dhe mori në telefon New York Times, dhe i tregoi se çfarë po bënim. Dhe mori FBI dhe ju tregoi dhe atyre se çfarë po bënim.

Dhe gabimi tij më i madh ishte se kontaktoi median shqiptare dhe ju tha atyre që politikanët shiptarë po merrnin pagesa nën dorë për këtë marrëveshje. Një javë më vonë, përfundoi i vdekur në një aksident të dyshimtë më makinë.

Ai u gjet në një fushë bosh, në një rrugë të pashtruar ku ishte shkelur nga makina e tij. Me fytyrë nga toka. Kjo ndodh ndonjëherë. Askush nuk bëri pyetje.

Askush në të vërtetë nuk besoi se ishte aksident, por e bënë të dukej si aksident. Kështu që e quajtën aksident. /VNA.al

Etiketat: efraim diverolifatmir mediugerdeciMihal delijorgjisali berishashkelzen berishaylli pinari
Para

2.3 milionë paund drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Angli!

Pas

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë! Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë (Emri)

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.