E enjte, 20 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk shtyhet me këtë rob q..” SMS-të skandaloze, krimi i organizuar emëron dhe shkarkon krerët e policisë

Korrieri nga Korrieri
19.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Nuk shtyhet me këtë rob q..” SMS-të skandaloze, krimi i organizuar emëron dhe shkarkon krerët e policisë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Teksa në muajin Shtator 2020, Ilir Beqaj emërohet si koordinator politik i PS në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, angazhohen fillimisht për të sabotuar takimet e Beqajt me shtabet elektorale në këtë qark.

Ata urdhërojnë një seri drejtuesish të Partisë Socialiste si dhe deputetin Luan Harusha, të mos shkojnë në takime pasi sipas Gjokës, Beqaj po i anashkalonte.

Por pavarësisht planeve në muajin shtator 2020 për sabotimin e takimeve elektorale, Pëllumb Gjoka në muajin Tetor 2020 besohet se mban kontakte të afërta me Ilir Beqaj, duke ndërhyrë tek ky i fundit për të rregulluar në një vend më të mirë policin Ardrit Hasanbegaj, i cili aspironte të bëhej shef krimesh, zv/shef komisariati apo shef anti-korrupsioni në policinë e Tiranës

Aspiratat e tij shkojnë dhe deri tek emërim si drejtor i Policisë së Shkodrës.

Sipas Pëllumb Gjokës në atë kohë Ilir Beqaj ishte zoti për Shkodrën dhe që mbaronte pune. Hasanbegaj shpreson që përmes lidhjeve që ka Pëllumb Gjoka në polici dhe mazhorancën qeverisëse, ai të transferohej nga Shkodra në policinë e Tiranës ose në një vend më të mirë.

Në 26 shtator 2020, Pëllumb Gjoka bisedon me Behar Bajrin duke i pohuar: “…O vëlla fol me Luanin se asht tu ba si interesant… i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”. Thuaj të mos shkojnë…thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njëherë ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thirre njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta..”

Behar Bajri: “…ok ok…”

Pëllumb Gjoka i shkruan sërish Behar Bajrit dhe e porosit që kur të takonte deputetin e PS në Shkodër, Luan Harusha, “…t’i bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu…” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa…”.

Për bllokimin e takimeve partiake në qarkun e Shkodrës, Pëllumb Gjoka, flet edhe me punonjësin e policisë Ardrit Hasanbegaj, ku mes tyre në datën 2 Tetor, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon, ku Hasanbegaj i thotë Gjokës se drejtuesit politikë të PS Shkodër, “…do vinin aty ku donte ai…”:

Hasanbegaj: “…Po mos na rri larg se do mbledh partinë edhe nuk të pranojmë më në katunde…”.

Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…hiç vëlla duke u marë me fushatë hahaha, e shef partinë që ja u kam bërë bllok…s’ka më takime zero…”.

Hasanbegaj: “Po, hahaha, si i ke punët? Do vinë aty ku do ti! Po kapedanin (Behar Bajrin) e ke në krah apo të rrëshket? Se mos na e marin këta të PD, se është afruar me V.M? Po fusin këto lojrat, mos na i kthen, i mbështet fort dhe len. Mos bjer në batok të kadoshit, se po bën zhurëm i thuaj. Ato ti marë, po mos na e joshin edhe të ikën ty…”.

Pëllumbi ia kthen: “…lereni se do zihen…”

Në 13 tetor 2020, Pëllumb Gjoka i shkruan shefit të sektorit të vrasjeve në policinë e Shkodrës, se i kishte dhënë emrin e tij për transferim, dhe se më pas Beqaj t’ia çonte Ardit, që në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Pëllumbi: “…sot ja dhashë emrin Beqes për tek Ard Veliu…”.

Hasanbegaj: ”Ok Vëlla…”.

Në datën 20 tetor 2020, Ardrit Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës duke e pyetur se ku është më mirë, për të lëvizur çfarë komisariati.

Biseda mes tyre vijon si më poshtë:

“…në Tiranë, vëlla ku është më mirë, çfarë komisariati? Po për zv/shef komisariati…?”

Ndërsa Pëllumbi ia kthen: “…aty vetëm Ëngjëlli të bën…”.

Por Hasanbegaj sërish ia kthen:

“…jo jo vëlla do iki. Nuk po shtyhet me këtë intrigant është si dhelpër, Niko është ko*e. Se ha ndonjë gozhdë kot nga këta, më mirë do iki tani kap ndonjë shef krimesh në donjë komisariat, ose ose shef anti korrupsioni në Tiranë është bosh. Shef krimesh nuk e kap dot, si është? Po tek 1 si është? Si është kombinat? O vëlla ty rrofsh të kam borçë, por nuk shtyhet me këtë motër q**, është i pacipë fare. Ndërsa Lenci ka dashur atë Madanin. Ndoshta ka luftuar me Ministrin për me mbajtë këtë Madanin, se ky dilte grabiste për të. Vari k** vëlla”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka i thotë Hasanbegej se për T. Madanin, ka ndërhyrë deputetja e PS në Shkodër, njëherësh ish-zv/kryeministrja Senida Mesi.

“…për T.Madanin ka ndërhyrë Senida Mesi, e askush tjetër…”-shkruan Gjoka.

Por tre ditë më vonë nga kjo bisedë, Hasanbegaj në 23 Tetor komunikon sërisht me Pëllumb Gjokën duke e pyetur si më poshtë:

“…Vëlla Ëhat’s app” dhe “Viber”, më thanë se ka rreth 1 muaj që kanë futur aparaturë në punë SPAK për përgjim. Sot më thanë, i përgjoka dhe SHIK-u…”.

Pëllumbi ia kthen: “S’e di vëlla! Me infot që kam unë, jo…”.

Ndërkohë në një bisedë të 16 dhjetorit 2020, flitet për ndryshimin e Drejtorit të Policisë Shkodër dhe Hasanbegaj i shkruan Pëllumb Gjokës, duke e pyetur: “…Ça bëhet, i ke ndonjë njohje këtij rroçkës që çuan, apo kush e njeh këtë…”.

Pëllumbi ia kthen: “…e njeh një shoku im, të shofim tani, po miku më i mirë është Beqja. Beqja është zoti për Shkodrën, për momentin vëlla…”.

Hasanbegaj: “…Po se fërshelleu fare ai vëlla. Kurse Pëllumbi ia ktheu:”…po prit njëherë vëlla, edhe Fatmirit i zgjati pa fund…”.

Ndërsa në 13 janar 2020, pikërisht ditën kur grupi kriminal i Shkodrës kishte arritur të hiqte nga detyra zv/drejtorin e Shkodrës, Lorenc Meta, biznesmeni Pëllumb Gjoka i shkruan Hasanbegaj si më poshtë vijon:

“…sot i thashë Beqes për ty të shkoi për drejtor…po tha..dakort te unë, por kur të ken ndonjë problem…”. /oranews

Para

Arrestimi i Gazmir Preçit i “vë vulën”, gati lëvizjet e forta në Policinë e Shtetit, emrat që përfliten 

Pas

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.