E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Fundosi Salianjin, si e rrahën në Dobraç Alizotin/ Bajri: I bani komplet pantallonat me sh*rrë. Gjoka: Asht legen…spiunoi vëllain e Xhafës 

Korrieri nga Korrieri
28.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Fundosi Salianjin, si e rrahën në Dobraç Alizotin/ Bajri: I bani komplet pantallonat me sh*rrë. Gjoka: Asht legen…spiunoi vëllain e Xhafës 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të tij të dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ktheu përmbys dosjen “Babale”, duke treguar se përgjimi për Geron Xhafajn, ishte një sajesë mes (Babales) Albert Veliut dhe vetë Alizotit, rezulton të jetë rrahur barbarisht nga Behar Bajri dhe anëtarët e grupit të tij, në Shkodër.

Dëshmia e Fredi Alizotit shërbeu jo vetëm për të pastruar figurën e Geron alias Agron Xhafaj në dosjen “Babale”, por u bë prova kryesore për dënimin nga gjykata me 1 vit burgim të deputetit të PD, Ervin Salianji, dënimin e Albert Veliut alias “Babale” dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky” krijohet dyshimi se rrahja e Alizotit, është kryer në lagjen “Dobraç” të Shkodrës, ku Fredi në 3 korrik 2020, kishte shkuar në qytetin verior, duke depërtuar më pas në lagjen e Behar Bajrit në “Dobraç”.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka mësuar se në këtë kohë Behar Bajri, me firmën e gjyqtarit Sokol Shehu, kishte vetëm 4 ditë që kishte lënë qelinë e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, duke u vendosur në masën e “detyrimit për paraqitje”.

Teksa Behari, qëndronte në banesën e tij, në lagje kishte rritur masat e sigurisë, duke ju frikësuar një sulmi të mundshëm nga kundërshtarët e tij.

Mirëpo në rrethana të paqarta Fredi Alizoti nga Fieri protagonist kryesor i dosjes “Babale”, hyn në “Dobraç” dhe fillon të kërkojë Behar Bajrin, për ta takuar. Alizoti kapet nga anëtarët e grupit dhe rrihet barbarisht deri në atë masë, sa i shpëton urina në pantallona.

Dhuna fizike e kryer në grup ishte një specialitet i grupit të Behar Bajrit në Shkodër. Një fakt i tillë del gjatë dy bisedave që Behar Bajri zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku mes komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin “Sky” të datës 3 korrik 2020, Behari i thotë Pëllumbit:

“…a e njeh këtë se nuk e njoh unë, se më thotë veç kam ardhur me të taku për nji Alizoti… Fred Alizoti, qa ky…? Pyet njëherë…”.

Dhe Pëllumbi ia kthen si më poshtë vijon: “…prit të pyes…”.

Por Behari vijon t’i shkruajë Pëllumbit duke i thënë se nëse e kërkojnë, mund ta gjejnë aty në “Dobraç”.

“…pyet i her, a ka kush najgja ta hupi krejt. Nëse asht najgja, se e kam këtu kurvën…”-i thotë Behari, Pëllumbit.

Por ky i fundit ia kthen: “…është fierak, është mashtrues, ai që spiunoi…prit pak, është ai që spiunoi vëllain e Xhafës”.

Behari: “…aaaa po…nëse ka najgja e hupi krejt, nej shok a kujt që i intereson, por pyet njëherë…”.

Pëllumbi: “…Prit se po pyes at shokun tem at qerosin, po pate mundësi mja ban një foto…?”.

Ndërsa Behar Bajri ia kthen Pëllumbit duke i shkruar: “…Po Fred Alizoti, a ka ken në burg…?”

Por në këtë moment Pëllumb Gjoka i dërgon në “Sky” një foto të Fredi Alizotit, kur ka dalë para gjykatës së Tiranës për masën e sigurimit “arrest në burg” në dosjen “Babalja”, duke i shkruar Beharit si më poshtë:

“…asht mashtrues, po përcille…s’ka ça të duhet e mos fol asgja me atë. Është njeri kot komplet, nuk ja vlen për asgja…”.

Behari i thotë: “…i bani komplet pantadhonat shurr ky kurv, e nisi të shurrum…”.

Pëllumbi ia kthen: “…asht legen edhe mund ta fusin kundërshtarët për 500 mijë lek dhe policia…”.

Ndërkohë në një bisedë të dytë të zhvilluar sërish mes këtyre dy personazheve, Pëllumb Gjoka i ankohet Beharit duke i thënë se ku ishte futur që nuk e hapte telefonin, pasi i kishte rënë disa herë.

Por Behari ia kthen se nuk e kishte dëgjuar telefonin pasi ishte duke rrahur njërin, që kishte hyrë në “Dobraç” me kapele policie. Behari e sqaron Pëllumb Gjokën se e ka rrahur dhe më pas ja kishte dhënë në dorëzim furgonit për ta marrë. /Korrieri

Para

Ngjarje e rëndë në Tiranë, efektivi i burgut 313 dhunohet me shkop bejsbolli, i merret arma e shërbimit 

Pas

Kapen dy ton kokainë në portin e Hamburgut, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.