E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë është “5D”- si u krijua kompania e 5 drejtorëve në Bashkinë e Tiranës? Vetë vulosnin dhe vetë firmosnin

Korrieri nga Korrieri
28.03.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Çfarë është “5D”- si u krijua kompania e 5 drejtorëve në Bashkinë e Tiranës? Vetë vulosnin dhe vetë firmosnin
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“5D”, ky është aksioni më i fundit i Struktrës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke “prerë” 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë arrest në burg, ndërsa 6 të tjerat janë detyrim paraqitje. Por çfarë janë 5D, dhe kush i denoncoi publikisht?

Ashtu siç edhe bëhet me dije në njoftimin zyrtar të SPAK, hetimet kanë nisur pasi Belind Këlliçi depozitoi procedimin penal më 23 maj të vitit që lamë pas.

Kështu Prokuroria e Posaçme nisi hetimet duke dalë në përfundimin se Redian Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”.

Por për të mos dalë vetë në skenë, sipas SPAK, kompaninë e kishin lënë në emër të Eduard Metës, Muhamet Petritit dhe Nestor Muhametllarit. Po sipas SPAK, të tre kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje si me Qaton ashtu edhe me Mollën. 

SI U KRIJUA KOMPANIA?

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

Mariglen Qato, u emërua fillimisht si Drejtor i Drejtorisë së Punëve Publike dhe më pas si Drejtor Departamenti pranë Ujësjellësit të Tiranës. Më pas, në vitin 2018 kaloi në postin e Kryeinspektorit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë, deri më 14 maj të vitit 2023. Por teksa punonte në administratë, paralelisht ishte investuar edhe në krijimin e një biznesi.

Më 21 janar 2016 regjistroi kompaninë “V.A.S. Konstruksion”, më pas ia ndryshoi emrin në “IGOR ELEKTRIK”. Kompania u regjistrua në emër të Eduart Metës, mik i afër i Qatos, i cili më pas i shet 75% të aksioneve Muhamet Petritit. Në kontratë shkruhet se aksionet janë shitur për vetëm 75 lekë kur xhiroja vjetore ishte 760 mijë dollarë. Lidhja mes tyre bëhet në faktin se Muhamet Petriti është vjehrri i vëllait të Mariglenit, Alfred Qatos.

Si Petriti, ashtu edhe Meta, zgjodhën si administrator Nestor Muhametllarin, me profesion inxhinier. Një person me eksperiencë, që menaxhon një kompani ndërtimi. Por lëvizjet në kompani nuk përfundojnë me aq, pasi në vitin 2018, Muhamet Petriti blen edhe 25% të aksioneve të mbetura në pronësi të Eduard Metës, duke dalë i vetëm si pronar. Kompania ecte mirë, madje kishte 2 milionë euro fitime, por Petriti gjen momentin për t’i shitur aksionet administratorit Nestor Muhametllari. 

2 milionë euro fitime, dhe aksionet e tij i shiti për 10 mijë euro?

ROLI I REDIAN MOLLËS?

Disa nga tenderat që ka fituar kjo kompani, së bashku me shoqëri të tjera, janë dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në vartësi të saj, siç është ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ku kanë punuar Mariglen Qato, Redi Molla dhe Elvin Tivari.

Të tre të vendosur në pranga nga SPAK. Po ku hyn Redian Molla? Në Durrës u njoftua ndërtimi i “CROëN PLAZA DURRËS”, aksionet e të cilës ishin ndara në disa kompani: 24% ETITUR, në pronësi 100% të Elvin Tivarit; 24% DAKTUR; 24% RESTUR– 100% në pronësi të Selim Mollës, babai i Redian Mollës; 27% LANDëAYS INTERNATIONAL – 100% GAZMEND HAXHIA dhe vetëm me 1%, pronar është BLEDAR TIVARI.

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre ish-drejtori i UKT dhe IMT

Selim Molla, rezulton se është babai i 75-vjeçar i Redi Mollës, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Tiranës, ndërsa Elvin Tivari ka qenë drejtor i prokurimeve në Ujësjellësin e Tiranës, që është drejtuar nga Molla. Po ashtu, edhe Mariglen Qato ka punuar në të njëjtin dikaster.

Ndaj edhe zbatimin e projektit për hotelin ia besuan kompanisë… “5D Konstruksion”. I moshuari Selim Molla mori statusin e investitorit strategjik për hotelin me 5 yje në mes të shëtitores së Vollgës, kur kapitali i kompanisë që kishte ishte vetëm 100 Lekë dhe pa përvojë të mëparshme, por megjithatë kjo nuk e ndaloi që të merrte pjesë në investimin prej 15 milionë eurosh të hotelit luksoz në Durrës.

5 GJETJET E SPAK PËR 5D?

Partia Demokratike denonconte se 5D (5 Drejtorët) kanë fituar edhe leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, ku punojnë vetë dhe kanë ndërtuar disa pallate në Tiranë. Një tjetër detaj që SPAK ka gjetur, duke e bërë edhe më flagrante ndërhyrjen në vlerësimin e tenderave është fakti që Muhametllari kishte dhe “userat” e antarëve të komisionit të vlersimit të ofertave. Pra, vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Vetëm në 2 raste ka dëshmuar SPAK, por mund të ketë edhe të tjera. 

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që Redian Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi nga “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. Në të gjitha këto procedura Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. 

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, “5D” ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi.

Së treti, ka rezultuar se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k ose e njohur ndryshe si “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë. Por SPAK nuk e bën me dije numrin dhe as projektet që janë gjetur me shkelje. 

Megjithatë gjetjet kanë mjaftuar për të krijuar dyshime se edhe Taulant Tushe, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku, të gjithë në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar kompanisë “5D” avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë. Po ashtu, ka dyshime se Tushe ka qenë në dijeni se kush janë zotëruesit e vërtetë të aksioneve të kompanisë. Edhe në këtë rast, nuk bëhet me dije se për cilat procedura është favorizuar kjo kompani. 

Së katërti, Elantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta. Madje, SPAK ka zbuluar se Zere ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me administratorin e kompanisë, Nestor Muhametllarin. Për më tepër, del se vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Së pesti, Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta. Edhe ish-basketbollistja ka pasur komunikime me Muhametllarin, e po ashtu edhe në këtë rast vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Kësisoj, sipas të dhënave të Open Data Albania, shoqëria “5D Konstruksion”, ka përfituar të paktën 45 tendera publikë.

Etiketat: enton punaviamariglen qatonestor muhametllariredi mollaredian molla
Para

SPAK shkund Bashkinë e Tiranës, arrestohet 3 drejtorë, goditet biznesmeni dhe 5 zyrtarë të lartë

Pas

“E dinte kush ishin pronarët e ‘5D'”/ GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.