
Shkrumb e hi, tym dhe ushtarë të rraskapitur që pushojnë të shtrirë në tokë për pak orë gjumë në pritje për të rinisur betejën me flakët.
Kjo është pamja që të ofron Delvina mëngjesin e sotëm pas një nate të frikshme e rrethuar nga flakët që detyroi banorët por dhe të sëmurët të largoheshin në një vend më të sigurtë.
Fotot e Delvinës mëngjesin e sotëm që Syri.net sjell tregon qartë gjurmët që la pas ai zjarr i paimagjinuar dhe dëmet e mëdha që janë shkaktuar.
Për banorët, dhe ata që luftuan me flakët mbrëmja e 12 gushtit ishte një natë ferri, ndërkohë që mëngjesin e sotëm u bë e mundur shuarja e zjarrit afër qytetit ndërsa flakët vijojnë në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq.
Sot në mëngjes situata vijon të jetë kritike dhe pritet ndërhyrja nga ajri.
Tymi ka pushtuar zonën për shkak të flakëve masive ndërsa ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës.
Zjarrfikësit e ardhur nga bashkitë e jugut por edhe të ardhur nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë luftuan gjithë natën me zjarret./korrieri