E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Misteri i zhdukjes për 10 orë i Daniel Shimës dhe ndalesa në Shijak: U rrëmbye dhe i thanë mbyll gojën apo … ?

Korrieri nga Korrieri
21.08.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
MISTERI/ Tenderët miliardësh, zhduket në mes të Tiranës ish.zv drejtori i AKSHI Daniel Shima
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Më parë se policia të publikonte njoftimin për humbjen e kontaktit të ish-zv. drejtorit të AKSHI, gazetarët kishin marrë njoftime të ndryshme për zhdukjen e tij. E para që dha alarmin ishte e dashura e Shimës, njëkohësisht edhe avokate e tij në çështjen që po hetohet nga SPAK.

Në telefonin e saj kishte mbërritur një mesazh “po më arrestojnë” dhe më pas çdo kontakt me Daniel Shimën ishte shuar si me magji, ndërsa mamaja e tij nga ana tjetër rendi drejt policisë për të marrë informacion për djalin.

Kur vetë Danieli u shfaq pas 10 orësh, burime brenda policisë, por jo ai vetë, përhapën lajmin se “zhdukja” kishte të bënte me një konflikt personal mes tij dhe të dashurës. A thua se bëhet fjalë për një adoleshent që befas ka zbuluar se dramat e dashurisë mund t’i shndërrojë në “giallo” për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Sido të jetë e vërteta, Daniel Shima nuk ka pasur nevojë për këtë vëmendje të madhe për zhdukjen e tij disa orëshe. Hyrje-daljet e tij në SPAK janë të regjistruara me saktësi, ndërsa ka mjaftuar vetëm hera e parë që hapi derën e Prokurorisë së Posaçme për të mos hyrë më në derën e AKSHI-t. Institucionit të përfolur për dhjetëra tendera dhe miliona të shpërdoruara për mbrojtjen kibernetike dhe ndërtimin e sistemeve elektronike që, në rastin më të mirë, nuk kanë funksionuar kurrë saktësisht.

Përtej kësaj, Daniel Shima është në dijeni të shumë transaksioneve të bëra nga AKSHI dhe shumë të dhënave sensitive për sigurinë kibernetike. Një njeri me kaq kapacitete dhe detyrë të rëndësishme, që ka pasur në dorë sigurinë e vendit, nuk mund të jetë viktimë e një drame xhelozie me të dashurën. Vetëm në rast se kjo e fundit është e përfshirë në ndonjë dramë më të rrezikshme se ajo e dashurisë në çift. Ndaj jo më kot, këqyrja e telefonit të saj është ende një proces i pazbardhur, ndërsa bisedat e fundit me të dashurin janë të vetmet që policia ka arritur të lexojë.

Ku ishte Daniel Shima 10 orët e alarmit për zhdukjen e tij? Ndoshta dikush kishte nevojë t’i bënte një paralajmërim të qartë dhe të fortë për të heshtur? Me kë udhëtoi ai një ditë më parë se të “humbte” në Borsh? Ka qenë udhëtimi i tij direkt apo është dashur të furnizohej me ushqim dhe karburant në Shijak?

Të gjitha këto pikëpyetje kanë nevojë për përgjigje dhe hetimi duhet të nxjerrë të vërtetat për një ish-zyrtar që ruhet nga Garda e Republikës dhe befas ndihet i kërcënuar nga dashuria dhe zhduket pa lënë gjurmë. Kush beson se drama personale me një vajzë ka zhdukur pa lënë gjurmë për 10 orë njeriun që ka pasur sekretet kibernetike të Shqipërisë në dorë, është thjesht një shikues i rregullt i telenovelave.

Përndryshe, në çdo vend të botës kjo ngjarje do ngrinte një alarm të madh për sigurinë jo vetëm të një ish-zyrtari, por edhe të vetë Shqipërisë. Ndoshta do bëheshin edhe filma, por do ishin filma me mafia dhe mafiozë. /VNA.AL

Para

Ulje taksash për hotelet dhe bizneset e oligarkët, çmime të frikshme për të varfrit, OKB zbulon pabarazitë e sistemit fiskal shqiptar

Pas

Arbër Veliaj në Prokurorinë e Posaçme, vëllai i Erion Veliajt pyetet si person në dijeni 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.