E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk ka dritë në fund të “Korridorit VIII”

Korrieri nga Korrieri
02.03.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Nuk ka dritë në fund të “Korridorit VIII”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Pak ditë më parë, Tirana priti me solemnitet një tjetër samit ministerial për Korridorin VIII. Në sallat e konferencave, gjithçka funksiononte në mënyrë të përsosur: hartat ishin të qarta, shigjetat blu lidhnin Adriatikun me Detin e Zi dhe Shqipëria shfaqej si një nyje strategjike që do të ndryshojë fatin e rajonit. Në PowerPoint, vizioni mbi Korridorin VIII është i qartë.

Në realitet, ai vazhdon të jetë në fazën më të avancuar të zhvillimit të infrastrukturës shqiptare, atë të premtimit.

U fol për “boshtin lindje–perëndim”, për “çelësin e integrimit europian” dhe për rolin që Shqipëria mund të luajë si pikë kyçe tranziti. Problemi i vetëm është se, jashtë sallave, korridori çalon.

Në hartat e samitit, Shqipëria është një nyjë tranziti; në terren, është një devijim i gjatë, një sinjal “rruga e bllokuar” dhe një kolonë makinash që pret dhe kamionë që duhet të kalojnë e rikalojnë kufirin, duke rritur kostot e produkteve që ata tregtojnë.

Si për ironi, një javë më pas, një nga nyjat kryesore të këtij boshti, që lidh qendrën e vendit me Juglindjen, sot është e pakalueshme në një segment pranë Librazhdit.

Edhe projektet që duhet ta ringjallin Korridorin VIII nuk vijnë pa pikëpyetje. Devijime të kushtueshme, ndryshime traseje, kosto që rriten dhe afate që shtyhen dhe kjo është një recetë e njohur për çdo projekt të madh infrastrukturor shqiptar.

Në teori, korridori do të jetë një arterie moderne europiane; në praktikë, ai rrezikon të bëhet një tjetër histori me variante, shtesa dhe rishikime të pafundme.

Ndërkohë, nyja tjetër strategjike, ajo e Portit në Durrës, është ndoshta kapitulli më surreal i kësaj historie. Porti i Durrësit po shndërrohet gradualisht në port turistik, ndërsa porti i ri në Porto Romano, që duhet të marrë rolin e portit tregtar, vijon të zvarritet prej më shumë se një viti mes procedurash dhe pritjesh.

Në këtë kuptim, Korridori VIII duket se ekziston, si në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, më shumë si koncept gjeopolitik sesa si infrastrukturë. Është një projekt që jeton në të ardhmen e afërt, një e ardhme që, si gjithmonë, është vetëm disa vite larg.

Ndoshta ky është paradoksi ynë më i madh: ndërtojmë narrativa më shpejt sesa ndërtojmë rrugë. Në tryezat ndërkombëtare, Shqipëria është nyje strategjike tranziti; në realitet, është një vend ku një rrëshqitje dherash mund të ndërpresë një aks kombëtar për muaj të tërë.

Madje, edhe aty ku rrugët ekzistojnë, ato shpesh rezistojnë vetëm deri në reshjet e radhës. Në një vend ku një stuhi mund të kthejë asfaltin në kantier brenda natës, ambicia për korridore ndërkombëtare, sado largpamëse, tingëllon edhe më ironike.

Dhe ndërsa vazhdojmë të flasim për korridore gjeopolitike që do të lidhin detet dhe kontinentet, mbetet ndjesia se për momentin kemi vetëm korridore konferencash, të ndriçuara mirë, me mikrofona funksionalë dhe me shumë dritë në fund të tyre.

Sepse në Korridorin VIII, të paktën për tani, me përjashtim të gazsjellësit TAP, drita është ende projekt dhe nuk dihet se kur do ta shohim atë në fund të “tunelit”.

Dhe ndoshta nuk është rastësi që, siç i atribuohet Edith Durhamit, “Shqiptarët kanë kaq shumë fjalë të urta për rrugët, sepse gjithmonë u është dashur të udhëtojnë”. Në rastin tonë, duket se udhëtimi vazhdon: ai i shpejti në letër, kurse ai reali, i gjati, mes shpateve dhe në segmente të rrugës Egnatia. (Monitor)

Para

Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë deri në katër javë, gjithçka po shkon sipas planit

Pas

Rivlerësimi i pronës, cilën metodë duhet të zgjidhni për më shumë përfitim?

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

23.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.