E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

Korrieri nga Korrieri
29.09.2026
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kontrata prej 25.8 milionë lekësh për arkivimin e rezultateve zgjedhore përfundon te kompania e Bledar Dhimës dhe Armand Sharës, emra të përmendur në raportimet për çështjen “Durana Tech Park”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikthehet në qendër të pikëpyetjeve për mënyrën e zhvillimit të tenderëve publikë. Këtë herë bëhet fjalë për procedurën me objekt “Moduli i Arkivës së Rezultateve Zgjedhore”, e cila është fituar nga kompania “InfoSoft System”.

Tenderi kishte një fond limit prej 34.3 milionë lekësh, ose rreth 373 mijë euro. “InfoSoft System”, në pronësi të Bledar Dhimës dhe Armand Sharës, u shpall fituese me ofertën prej 25.8 milionë lekësh.

Në garë morën pjesë katër kompani. “ATOM” paraqiti ofertën prej 24.9 milionë lekësh, “InfoSoft System” 25.8 milionë lekë, “Icom” 23.2 milionë lekë, ndërsa “Idealdevs Corporation” ofroi rreth 34 milionë lekë.

Dy prej kompanive u skualifikuan për mosplotësim të kritereve. Mes tyre ishte edhe “Icom”, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët, rreth 2.6 milionë lekë më pak se fituesja. Sipas dokumenteve, kompania u përjashtua pasi nuk kishte ngarkuar në sistem dokumentacionin e kërkuar.

Mbetet për t’u sqaruar nëse natyra e dokumenteve të munguara dhe rregullat e procedurës i lejonin KQZ-së të kërkonte plotësimin ose sqarimin e tyre, duke mbajtur në garë ofertën më ekonomike.

Por edhe nëse skualifikimi i “Icom” konsiderohet i rregullt, një tjetër pikëpyetje mbetet pa përgjigje. “ATOM” kishte ofruar rreth 1 milion lekë më pak se “InfoSoft System” dhe, sipas të dhënave të publikuara, nuk rezulton e skualifikuar.

Përse institucioni i drejtuar nga Ilirjan Celibashi nuk zgjodhi këtë ofertë? A ishte çmimi vetëm një nga elementet e vlerësimit dhe “InfoSoft System” mori më shumë pikë në kriteret e tjera, apo përzgjedhja u përcaktua nga faktorë të tjerë?

Pikëpyetjet shtohen edhe për shkak të historikut të kompanisë fituese. “InfoSoft System” ka përfituar kontrata të shumta në sektorin e teknologjisë së informacionit, përfshirë procedura të lidhura me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Pronarët e saj, Bledar Dhima dhe Armand Shara, janë përmendur në raportimet mediatike që lidhen me “Durana Tech Park”, një prej çështjeve që po verifikohet në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t.

“Durana Tech Park” është një park teknologjik dhe shkencor i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve. Kompanive të regjistruara në të u ofrohen lehtësi fiskale, përfshirë përjashtime nga tatimfitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas përcaktimeve ligjore.

Ky mekanizëm u krijua në një periudhë kur privilegjet fiskale për sektorin e teknologjisë po kufizoheshin. Për këtë arsye, janë ngritur dyshime nëse parku është përdorur si një rrugë alternative për ruajtjen e përfitimeve fiskale për kompani të caktuara.

Në listën e subjekteve të regjistruara në “Durana” janë përmendur kompani të lidhura me Bledar Dhimën, Armand Sharën, Gëzim Hoxhën, si edhe me biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

SPAK po verifikon nëse regjistrimi i subjekteve të caktuara në këtë park është përdorur për favorizime apo përfitime të parregullta fiskale dhe nëse ekziston një lidhje funksionale me skemën e dyshuar të tenderëve të AKSHI-t.

Përmendja e personave apo kompanive në raportime dhe verifikime nuk nënkupton përgjegjësi penale. Një përgjegjësi e tillë mund të përcaktohet vetëm nga organet kompetente dhe gjykata.

Ky nuk është rasti i parë që një tender i KQZ-së përfundon te kompani të lidhura me emra të përmendur në dosjen e AKSHI-t. Në një procedurë të mëparshme fituese ishte shpallur kompania e Gëzim Hoxhës, vëllait të ministrit Ferit Hoxha.

Sipas një vendimi të Komisionit të Prokurimit Publik, Sekretarja e Përgjithshme e KQZ-së, Jona Josifi, megjithëse nuk ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kishte ndërhyrë në sistem duke e vlerësuar kompaninë e Gëzim Hoxhës me pikë maksimale.

Vetëm pak kohë më pas, një tjetër kontratë e KQZ-së përfundon te një kompani e lidhur me emra të përmendur në çështjen “Durana Tech Park”, ndërsa në garë kishte oferta më ekonomike.

Hera e parë mund të konsiderohet rastësi. Dy procedura të ngjashme kërkojnë më shumë shpjegime. KQZ duhet të bëjë transparente pikëzimin dhe arsyet konkrete përse oferta e “InfoSoft System” u konsiderua më e favorshme se ajo e “ATOM”, pavarësisht se kushtonte rreth 1 milion lekë më shumë. /korrieri

Para

Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

Pas

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

Nga Kategoria

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.3k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë
Show Bizz

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.3k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k

Boom-i Javës

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.