E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga Ermal Hasimja te Florian Binaj brenda natës, çfarë e prishi LOJËN e Agron Shehajt?

Korrieri nga Korrieri
08.10.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Nga Ermal Hasimja te Florian Binaj brenda natës, çfarë e prishi LOJËN e Agron Shehajt?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vendimi i Agron Shehajt për të mbështetur Florian Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës shënon një kthesë të papritur në strategjinë e “Mundësisë”.

Vetëm një ditë më parë, Shehaj ishte shprehur prerazi se nuk do ta mbështeste aktorin e njohur, ndërsa sot ai e quan këtë mbështetje “të plotë” dhe “si të ishte propozim i vetë partisë së tij”.

Por prapa këtij ndryshimi siç mëson “Korrieri”, qëndron një histori që lidhet me emrin e Ermal Hasimes, kandidati që Shehaj e kishte menduar si fytyrën e re të opozitës për Tiranën.

Fillimisht, Agron Shehaj kishte ndërtuar strategjinë e tij mbi një figurë të pavarur, larg establishmentit dhe grindjeve partiake.

Ermal Hasimja, pedagog, analist dhe figurë e respektuar publike, ishte profili ideal për këtë qasje: qytetar, i paangazhuar politikisht, me reputacion intelektual.

Shehaj besonte se kandidimi i Hasimes nën flamurin e “Mundësisë” do të krijonte një alternativë të pastër përballë Partisë Socialiste dhe do të dallonte nga partitë tradicionale opozitare.

Por plani u prish kur Hasimja vendosi të mos pranojë të jetë “kandidat i një partie”, duke kërkuar që të përfaqësojë të gjithë opozitën, nëse arrihej një marrëveshje e gjerë.

Ky qëndrim, i udhëhequr nga integriteti personal dhe sensi i përgjegjësisë ndaj publikut, e vuri Shehajn përballë një dileme të menjëhershme: ta mbante vijën e vet të ngushtë partiake apo të pranonte frymën e unitetit opozitar. Ai zgjodhi të parën dhe humbi kandidatin që kishte ndërtuar.

Kur PD vendosi të mbështesë Florian Binajn, Shehaj reagoi ashpër duke e quajtur vendimin “prerje në besë”.

Në intervistën për “Opinion”, ai u përpoq të shpjegonte se “Mundësia” kishte sjellë në tryezë parimin e kandidatit të pavarur, dhe se emri i Hasimes kishte qenë vetëm një ilustrim i këtij modeli.

Por në të vërtetë, larg kamerave, Shehaj ishte përgatitur që Hasimja të ishte kandidati i tij.

Kur kjo nuk ndodhi, dhe kur PD e mori iniciativën për të avancuar Binajn, Shehaj u gjend pa alternativë reale.

Një ditë pas qëndrimit refuzues, ai u detyrua të tërhiqej dhe të mbështeste publikisht Binajn, një kthesë që më shumë se lëvizje strategjike, tregoi izolimin e tij politik në opozitë.

Pjesa më interesante e kësaj historie është se “plani politik” i Shehajt u rrëzua jo nga llogaritjet e partive, por nga integriteti personal i njeriut që ai vetë kishte zgjedhur.

Ermal Hasimja nuk pranoi të ishte “një emër në tabelën e lojës” por kërkoi të jetë kandidat që bashkon, jo që ndan. Me këtë qëndrim, ai i imponoi Shehajt një transparencë që ky i fundit nuk e kishte parashikuar.

Kur Hasimja doli publikisht dhe deklaroi jo vetëm tërheqjen, por edhe mbështetjen për Florian Binajn, loja politike e Shehajt u mbyll përfundimisht.

Në fund, mbështetja e Agron Shehajt për Binajn vjen më shumë si akt për të mos mbetur jashtë loje sesa si shenjë bashkimi të sinqertë opozitar.

Deklaratat e tij për “unitet” dhe “mbështetje të plotë” tingëllojnë si përpjekje për të riparuar një gabim strategjik: nënvlerësimin e nevojës për konsensus në një garë që kërkon më shumë besim se kalkulim. /korrieri

Para

Agron Shehaj ndërron mendje pasi Hasimja nuk pranoi: “Do mbështes kandidatin Florian Binaj”

Pas

Gara për kreun e ri të SPAK/ Kush janë 4 EMRAT që kanë dorëzuar aplikimet në KLP

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.